Art&Argëtim

Liqeni 50,000 vjeçar në Indi kthehet në ngjyrë rozë, shpjegimi i ekspertëve për këtë fenomen (FOTOT)

12 Qershor 2020, 10:00 Nga DOSJA
Liqeni 50,000 vjeçar në Indi kthehet në ngjyrë rozë,

INDI– Ne shpesh mbetemi të mahnitur  e pa fjalë nga mrekullitë natyrore që shohim nëpër botë.  Kështu na kanë bërë të ndihemi edhe pamjet e mrekullueshme nga ngjyrimi i ngjyrës së liqenit Liqeni Lonar në shtetin e Maharashtra.

Në foto shihet që liqeni është kthyer në ngjyrë rozë, e ky fenomen mjaft i çuditshëm shpjegohet nga ekspertët, se ndodh për shkak të rritjes së nivelit të  kripës në ujë, pranisë së algave ose kombinimi i të dyjave, si pjesë të Liqenit të Kripur të Madh të Utah-ut ose Liqenit Hillier në Australi.

“Po duket veçanërisht e rozë e theksuar këtë vit sepse këtë vit kripësia e ujit është rritur. Sasia e ujit në liqen është zvogëluar dhe liqeni është bërë i cekët, kështu që kripësia është rritur dhe ka shkaktuar disa ndryshime të brendshme.”– është shprehur Gajanan Kharat, një gjeolog lokal.

Ky i fundit ka thënë se një fenomen i tillë ka ndodhur edhe më parë, por nuk ka bërë kaq shumë bujë sa tani. Ndër të tjera Kharat u shpreh se studiuesit po hetojnë nëse prania e algave të kuqe shkaktoi ndryshimin e ngjyrës. E tashmë mostrat janë dërguar në disa laboratorë.

“Pasi t’i kenë studiuar ato, ne do të jemi në gjendje të themi përfundimisht pse uji i liqenit ka marrë ngjyrën rozë.”- është shprehur ai.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete indi maharashtra indi maharashtra

Sondazh

Poll