Art&Argëtim

Ai nuk donte më fëmijë! Këngëtarja amerikane nuk duron më, firmos letrat e divorcit pas 7 vitesh martesë

11 Qershor 2020, 20:46 Nga DOSJA
Ai nuk donte më fëmijë! Këngëtarja amerikane nuk duron

AMERIKE– Mediat e huaja shkruajne se këngëtarja e njohur Kelly Clarkson dhe partneri i saj, Brandon Blackstok po i japin fund martesës pas plot 7 vitesh.

Burime për “The Blast” kanë treguar se 38-vjeçarja Clarkson ka firmosur letrat e divorcit nga partneri dhe duket se nuk ka më kthim pas.

Ende nuk dihet cila është arsyeja e ndarjes së çiftit, mirëpo fansat mendojnë se shkak janë bërë planet për fëmijë.

Clarkson dëshironte një tjetër fëmijë me partnerin dhe e kishte shprehur publikisht, por ky i fundit ishte shprehur gjatë një interviste se nuk kishte plane për fëmijë të tjerë.

Clarkson dhe Blackstock janë martuar në vitin 2013 dhe janë prindër të dy fëmijëve, një vajzë 6-vjeçare dhe një djalë 4-vjeç. Blackstock ka dhe dy fëmijë të tjerë, nga martesa e tij e parë.

Kelly dhe partneri i saj filluan të dilnin së bashku në vitin 2011, ndërsa në vitin 2013 kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kelly clarkson kelly clarkson

Sondazh

Poll