Art&Argëtim

Studimi amerikan: Koronavirusi është sezonal përhapet në kushte të caktuara klimaterike

11 Qershor 2020, 20:58 Nga DOSJA
Studimi amerikan: Koronavirusi është sezonal përhapet në

SHBA- Një studim i realizuar së fundmi nga ekipe të Universitetit të Maryland kanë dalë në përfundime se koronavirusi i ri është sezonal dhe përhapet në disa kushte të caktuara klimaterike.

Kërkuesit kanë zbuluar se zonat që sihin prekur më herët nga pandemia ishin në një brez të ngjashëm të gjerësisë veriore, si Wuhan-i dhe Daegu në Azi, Milano dhe Parisi në Evropë si dhe Seattle në SHBA. Sipas tyre e përbashkëta që ekzistonte mes këtyre qyteteve ishin temperaturat e ftohta me lagështi relativisht të ulët nga janari deri në mars.

Sipas studiusve këto të dhëna nënkuptojnë se virusi sillet njëlloj si viruset sezonale të frymëmarrjes, siç është gripi dhe përhapet me shpejtësi në dimër. Ekipi thotë se hartat që ata kanë krijuar mund t’i ndihmojnë shkencëtarët që të parashikojnë se ku dhe kur mund të ndodhë sërish një epidemi e radhës, në mënyrë që mund të marrin masa para se të jetë shumë vonë.

Për të realizuar studimin të publikuar në JAMA Netëork Open, ekipi mblodhi të dhëna klimaterike nga 50 qytete rreth e qark botës nga janari i 2020 deri në mars.

Burimi: mns.umd.edu

(A.K.Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll