Ekonomi

Peticioni: Pas rasteve të përdhunimeve, kërkohet krijimi i një regjistri publik për emrat e abuzuesve

8 Qershor 2020, 07:16 Nga DOSJA
Peticioni: Pas rasteve të përdhunimeve, kërkohet krijimi i

TIRANË– Rasti i përdhunimit në Babrru, ku një 15-vjeçarje abuzohej nga roja i shkollës, ka ‘ngritur’ në këmbë opinionin publik.

Pas protestës së zhvilluar disa ditë më parë, është krijuar një peticion online për krijimin e një regjistri për abuzuesit seksualë ndaj përdhunuesve dhe pedofilëve.

Peticioni ka marrë 29000 firma brenda 48 orësh, ndërsa aktualisht ka 40 mijë nënshkrime, dyfishin e nevojshëm për ta paraqitur si projektligj në Kuvend. Por përveç dakordësisë online, duhen marrë edhe firmat fizike, ndaj vullnetarë të ndryshëm po mbledhin firma në Tiranë e qytete të tjera, si dhe në shtete si Zvicra, Franca, Austria etj. 

Në shumë shtete të botës listat e personave që kanë abuzuar seksualisht apo kanë përdhunuar të tjerë janë në dizpozicion të çdo qytetari. Duke treguar publikisht identitetin e përdhunuesve.

“Ajo që mund të bëjmë është t’i ofrojmë të miturve, adoleshënteve, të rriturve, prindërve të fëmijeve, dhe çdo personi të çdo moshe, gjinie e demografie, një shans për një jetë më të sigurtë,”-shkruajnë në apelin e tyre, organizatorët e peticionit.

Për të nënshkruar edhe ti këtë peticion (Kliko këtu)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale peticion per dhunuesit shqiperi peticion per dhunuesit shqiperi

Sondazh

Poll