Bota

Diaspora dhuron 15 mijë teste për COVID-19, një pjesë shkon për Maqedoninë dhe Luginën

11 Qershor 2020, 16:42 Nga DOSJA
Diaspora dhuron 15 mijë teste për COVID-19, një pjesë shkon

KOSOVË – Diaspora e Kosovës, saktësisht Lazim Destani, që është përfaqësuesi i “Ecolog”-ut, Remzi Ejupi nga “Eurokoha” dhe Nazmi Viqa nga “Abbruch AWR”, kanë dorëzuar sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike 15 mijë teste për COVID-19, ndërsa 12 mijë do të jenë për Kosovën, 2 mijë do të jenë për Maqedoninë e Veriut dhe 1 mijë për Luginën e Preshevës.

Lazim Destani me këtë rast tha se është kënaqësi të jenë në Kosovë dhe të shohin për së afërmi menaxhimin e pandemisë.

Ai tha se personeli mjekësor ka bërë punë të madhe në menaxhimin e pandemisë.

“Po vijmë nga Gjermania… Bashkë me dy kolegët e mi e kemi marrë këtë iniciativë që është ma e nevojshme pasi me vështirësi po sigurohen testet… Këtë iniciativë e kemi marrë para një muaji në bashkëpunim edhe me ish ministrin Arben Vitia dhe sot po e dorëzojmë këtë donacion”, tha ai.

Nga 15 mijë teste, 12 mijë janë për Kosovën, 2 mijë për Maqedoninë dhe 1 mijë për Luginë të Preshevës.Duke falënderuar mjekët për punën, ai tha se diaspora i ka sytë gjithnjë nga Kosova.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se personeli mjekësor në vend ka bërë punë kolosale. Ai falënderoi Destanin dhe të tjerët për këtë donacion mëse të nevojshëm për vendin në këtë kohë pandemie.

Marrw nga: Telegraf

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora lazim destani lazim destani

Sondazh

Poll

Bota 11 Qershor 2020, 13:29

BRAZIL– Një rast i rëndë ka ndodhur në Brazil, ku 19-vjeçarja Kalliny Trevisian ka marrë guximin të tregojë historinë e saj të përdhunimit duke zbuluar e...

Bota 11 Qershor 2020, 11:51

SHBA– Virusi vdekjeprurës, Covid-19 është një ndër sëmundjet më të rënda që po gjunjëzon edhe shtetet  më të fuqishme në botë.Megjithatë gjatë gjashtë mujorit t...