Art&Argëtim

E mira e Covid-19/ Izolimi  pastron ujin e liqenit, del në pah “thesari” i krishterë

10 Qershor 2020, 15:25 Nga DOSJA
E mira e Covid-19/ Izolimi  pastron ujin e liqenit, del në pah

TURQI– Pandemia e koronavirusit nuk ka ndikuar vetëm tek njerëzit por edhe në natyrë por ama tek kjo e fundit ka pasur një impact pozitiv. Ndalimi i qarkullimit të makinave dhe industrive bëri që ajri dhe uji të pastroheshin në mënyrë të kosniderueshme në shumë vende të botës.

Rasti më i fundit vjen nga Turqia pasi  mbetjet e një bazilike të fundosur oara 1,600 vitevë ka  dalë sërish në “dritë”.

Pamjet janë filmuar në ajër dhe janë publikuar nga mediat e huaja ku shihet se si nga ujërat i liqenit Iznik, që tashmë është i pastër si kristali, duken mbetjet e bazilikës nga epoka Bizantine, vetëm disa metra nën ujë.

Mbetjet që zakonisht janë të mbuluara nga algat, u zbuluan fillimisht në vitin 2014 dhe konsiderohen si një shembull arkitekturor i krishtërimit të hershëm. Në kohën e zbulimit, Instituti Arkeologjik i Amerikës e quajti bazilikën si një nga 10 zbulimet më të mëdha të vitit.

Historianët besojnë se bazilika në fjalë është ndërtuar në vitin 390 pas lindjes së Krishtit në nder të Shën Neofitos, por që më pas u fundos në liqen pas një tërmeti.

Burimi:TheSun 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete turqi turqi

Sondazh

Poll