Art&Argëtim

Alketa Vejsiu e zhgënjyer: Nuk e prezantoj më festivalin në RTSH, s’mora shijen që prisja

9 Qershor 2020, 20:55 Nga DOSJA
Alketa Vejsiu e zhgënjyer: Nuk e prezantoj më festivalin në RTSH,

TIRANË– Moderaotrja Alketa Vejsiu është shprehur se nuk do të marrë pjesë kurrsesi në prezantimin e një tjetër festivali në RTSH.

E ftuar në ‘Provokacija”, Vejsiu tha se ajo skenë nuk i ka dhënë atë kënaqësi që ajo ka dashur t’i jepte dhe se herën tjetër do të jetë duke duartrokitur prezantuesit e radhës.

Jo, absolutisht jo. Do jem në skenë patjetër për të duartrokitur grupin  e produksionit të radhës por nuk do të jem në festivalin  madh këtë vit. Ky festival për 3 netë me radhë nuk më prodhoi kënaqësinë që unë doja të merrja. Profesionalisht ishte shumë e mirë por nga pikëpamja emocionale pati disa shije të kompromentuara,”- tha Vjesiu.

Alketa Vejsiu prezantoi Festivalin e 58 të RTSh-së vitin që shkoi, gjë që u shoqërua me shumë polemika, sidomos pas shpalljes së fitueses, Arilena Ara. Madje, u përfol për një përplasje mes Vejsiu dhe “mendores” së saj, Vera Grabockës.

Vejsiu doli hapur si mbështetëse e Elvana Gjatës, një nga pretendetët kryesore për çmimin e madh dhe Grabocka mbështetëse e rivales më të fortë të Gjatës, Arilena Arën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu alketa vejsiu

Sondazh

Poll