Art&Argëtim

“Nënën apo vjehrrën, kë do më shumë?” Ministri Klosi përballet me pyetjet e dy fëmijëve të tij: Kush është m

9 Qershor 2020, 08:45 Nga DOSJA
“Nënën apo vjehrrën, kë do më shumë?”

TIRANË– Mbrëmjen e së hënës, ministri i turizmit Blendi Klosi teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, është përballur me një intervistë nga vetë fëmijët e tij.

Ndryshe nga emisonet e tjera ku “gazetarët” përballë personazhit të ftuar janë fëmijët e vegjël që marrin pjesë në “Në kurthin e Piter Pan”, këtë herë përballë Klosit ishin fëmijët e tij. Vajza dhe djali i tij i drejtuan disa pyetje ministrit të Turizmit  për shumë aspekte të jetës.

Të vendosur në rolin e dy gazetarëve, Aroni dhe Ambla e pyetën Klosin për marrëdhënien e tij me ta, si edhe me nënën e tyre, njëkohësisht bashkëshorten e ministrit.

Ambla: Kur u kënaqe më shumë, kur linda unë apo kur lindi Aroni?

Klosi: Me të dy njëlloj.

Ambla: Kush është më e bukur, unë apo mami?

Klosi: Ti mbi 100 herë. Se ti je si mami komplet, kështu që…

Ambla: Kush të ngjan më shumë, unë apo Aroni?

Klosi: Unë dua shumë që ju të dy të jeni të mirë edhe ti ngjani sa më shumë mamit, sepse mamin e kemi të mrekullueshme.

Ambla: Kur çohesh natën dhe të del gjumi çfarë bën?

Klosi: Kontrolloj a e kam mamin në krevat dhe pastaj e puth.

Ambla: A të ka gënjyer ndonjëherë mami?

 Klosi: Ja sot nuk më tregoi që kishit bërë gjëra aq të mrekullueshme.

Ambla: Po ti e pyete për këtë gjë?

Klosi: E pyeta dhe më tha jo, nuk kemi bërë gjë. 

Ambla: Po tani do surpriza, apo do t’i dish të gjitha?

Klosi: Surpriza dhe emocion.

Aroni: Babi a do Zanën, vjehrrën tënde siç do Tanën, mamin tënd? 

Klosi: Po kjo nuk është pyetje, padyshim nëna kryesore është nëna Tana, ti e di.

Aroni: Po mësimin e kë lënë ndonjëherë përgjysmë? 

Klosi: Në kohën tonë Aron po të lije mësimin të thyenin notë, në sjellje nuk ishte kollaj. Megjithatë padyshim që e kam lënë ndonjëherë, e kam lënë.

Aroni: Si të bëri mami për vete ty?

Klosi: Me të thënë të vërtetën sa shumë i jam lutur Aron, po ti nuk i di të gjitha…

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz blendi klosi blendi klosi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Qershor 2020, 20:25

TIRANE– Ditën e sotme Rudina Magjistari kishte të ftuar në emision Eli Farën. Këngëtarja tregoi gjatë emisionit disa gjëra të pathëna më parë për fëmijërinë e s...