“Gjyshërit dhe prindërit puthin fëmijët e tyre në organet gjenitale”, Aulona Musta: Është pedofili (VIDEO)
9 Qershor 2020, 07:20Nga DOSJA
TIRANË– Ditët e fundit është folur gjatë për abuzimet seksuale ndaj fëmijëve, kryesisht ndaj vajzave të mitura. E gjitha kjo duke marrë shkas nga rasti më i fundit në Babrru, ku roja i shkollës kishte abuzuar seksualisht për 3 vjet me rradhë me 15-vjeçaren. Kësaj kauze të gjerë në marshimin “Për fëmijërinë e vjedhur” i janë bashkuar edhe shumë personazhe të njohur të publikut shqiptar.
E teksa ka qenë e ftuar sëfundmi në emsionin “Shqipëria Live”, moderatorja e njohur Aulona Musta, ka folur kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve.
Gjatë emisionit ajo foli jo vetëm mbi abuzimet seksuale ndaj të miturve në Shqipëri, por tregoi edhe zakonet e “shëmtuara” të shqiptarëve ndaj fëmijëve.
Teksa komentoi ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik, për 15-vjeçaren në Kamëz, Aulona ndër të tjera ka deklaruar se në Shqipëri është normale të puthësh fëmijët në organet gjenitale. Sipas saj një gjest i tillë, bëhet veçanërisht nga prindërit ose gjyshërit e fëmijës, por moderatorja thotë se gjithsesi mbetet një veprim i shëmtuar.
“Kjo mënyra e shëmtuar që ne kemi, që realisht për mua është pedofili ajo që bëjnë edhe prindërit vetë, por edhe gjyshet edhe gjyshërit që marrin fëmijët dhe i puthin në organet gjenitale. Mos ta harrojmë këtë detaj. Në Shqipëri është normale që vajzën dhe djalin një muajsh, dy muajsh foshnjën ti ta marrësh dhe me përkëdheli të thuash, të keqen mami, të keqen babi dhe ta puthësh në organet gjenitale, është pedofili.”-është shprehur Aulona.
E më tej këtë mendim të Aulonës e ka mbështetur edhe pedagogia dhe aktivistja, Iris Luarsi e cila shrehet se ajo ç’ka tha moderatorja ësht jashtëzakonisht shumë e drejtë.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë-Flet Prof. Kastriot Bezati, ish-drejtor për 36 vjet i Kulturës dhe muzeve në Përmet.Ju keni mbaruar për histori e filozofi, kur mbaruat Universitetin ku ...
DashiNë dashuri ka ardhur momenti për të folur hapur dhe nëse situata është e parikuperueshme, mund të vendosni që ta mbyllni. Bëni mirë që të shfrytëzoni momen...
TIRANE– Eneda Tarifa ka folur sot për divorcin e saj, në një intervistë para fëmijëve të programit “Në kurthin e Piter Pan”.Këngëtarja u pyet nga fëmijët se si ...
TIRANË- Këtë muaj pamje spektakolare do të shfaqen në qiell pasi do të kajojë “treni” e satelitëve Starlink. Pritet që kompania e Elon Musk, “SpaceX” të lë...
Art&Argëtim 8 Qershor 2020, 20:25
TIRANE– Ditën e sotme Rudina Magjistari kishte të ftuar në emision Eli Farën. Këngëtarja tregoi gjatë emisionit disa gjëra të pathëna më parë për fëmijërinë e s...
AMERIKE- Aktori i njohur për rolin e tij në filmin “Taken”, Liam Neeson ka humbur nënën e tij një ditë para ditëlindjes.Fox News shkruan se nëna e Neeson, Kathe...
TIRANE-Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte doktor i njohur i operacioneve plastike, Skerdi Faria.Teksa po diskutohej në lidhje ...