Art&Argëtim

E la për 21 vjeçaren/ Scott Disick rikthehet me ish partneren, Kourtney Kardashian me të cilën ka tre fëmijë

8 Qershor 2020, 19:06 Nga DOSJA
E la për 21 vjeçaren/ Scott Disick rikthehet me ish partneren,

AMERIKE– Të gjithë u surprizuan kur Scott Disick u nda nga Kourtney Kardashian me të cilën ka tre fëmijë për tu lidhur me 21 vjeçaren, vajzën e Lionel Richien, Sofian. Lidhja e këtyre të fundit mori fund pak javë më parë pasi 37 vjeçari kishte nevojë të qëndronte vetëm për shkak të problemeve që kaloi me lëndët narkotike.

Mirëpo dyshohet se tashmë Scott dhe Kourtney janë rikthyer së bashku pasi, po kalojnë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Burime të afërta të Scott kanë treguar se ai vetëm po e rrethon veten me persona, të cilët po e mbështesin atë gjatë trajtimit shëndetësor.

Scott është aq i lumtur që ai dhe Kourtney shkojnë aq mirë dhe sa e lehtë duket jeta me të. Është e çuditshme për të gjithë të tjerët, por jo për ta. Ata janë si miqtë më të mirë të njëri-tjetrit. Kourtney nuk ka ndërmend një kthim romantik, por Scottin nuk e pengon kjo gjë për të flirtuar gjithë kohës”– thotë një burim i afrët me Scott.

37-vjeçari kohët e fundit ka qenë duke u përballur me probleme të shëndetit mendor, prej të cilave erdhi dhe ndarja me ish të dashurën Sofia Richie.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kourtney kardashian sofia richie kourtney kardashian sofia richie

Sondazh

Poll