Art&Argëtim

Një ditë para ditëlindjes së tij/ Ndahet nga jeta nëna e aktorit të filmit “Taken” Liam Neeson

8 Qershor 2020, 17:50 Nga DOSJA
Një ditë para ditëlindjes së tij/ Ndahet nga jeta nëna

AMERIKE- Aktori i njohur për rolin e tij në filmin “Taken”, Liam Neeson ka humbur nënën e tij një ditë para ditëlindjes.

Fox News shkruan se nëna e Neeson, Katherin Brown “Kitty” vdiq të shtunën, ndërsa ditën e dielë aktori mbushi 68 vjet.

Liam shquhet për rolet e suksesshme kinematografike, por ai më i njohur për publikun shqiptar mbetet “Taken”, aty ku shqiptarët rrëmbejnë vajzën e tij.

Aktori me famë botërore muaj më parë bëri të ditur se do të luajë përsëri në një film për shqiptarët, kësaj here në rolin e gazetarit që gjurmon vrasjen e një gruaje në Kosovë nga serbët.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz liam neeson vdekje liam neeson vdekje

Sondazh

Poll