Bota

Koronavirusi përgjysmon fitimet e tyre/ Karteli i ‘El Chapo’ gjen mënyrën për të fituar para, punëson kimistë për pr

8 Qershor 2020, 18:14 Nga DOSJA
Koronavirusi përgjysmon fitimet e tyre/ Karteli i ‘El Chapo’

MEKSIKË – Kartelet meksikane kanë nisur të punësojnë kimistë për të prodhuar më shumë droga, teksa izolimi i koronavirusi ka përgjysmuar punën e tyre. Kompanitë në Wuhan më parë shpërndanin sasi gjigande kimikatesh në të gjithë botën, duke përfshirë dhe ingredientët për krijimin e fentanil dhe opioidëve të tjerë të prodhuar në mënyrë sintetike.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare kanë zbuluar se kartelet meksikane duke përfshirë dhe atë të El Chapos, Sinaloa po fokusohen më shumë te fentanil në vitet e fundit pasi është më i lirë se heroina dhe më i thjeshtë për t’u prodhuar. Por eksportet kineze kanë rënë në mënyrë dramatike që prej nisjes së bllokimeve të koronavirusit.

Ndërsa, një  ekspert i karteleve dhe marshall federal në SHBA, tha: Ata përfitonin nga trafiku i madh i mjeteve me vendin tonë në pikat e hyrjes. Por tani me uljen e trafikut kufitar ata nuk mund të maskohen.

E përsa i përket importeve nga Kina, ai shton se: Edhe fentanil ka mbaruar tashmë … dhe ata nuk po arrijnë të gjejnë kimikatet e nevojshme për të prodhuar metamfetamina apo fentanil. Prandaj disa kartele drogash po marrin në punë kimistë për të krijuar kimikatet e nevojshme me të cilat prodhohen metamfetima e fentanil.

Mediat e huaja kanë bërëme dije se dy djemtë e El Chapos kanë marrë drejtimin e kartelit mizor të të atit, që prej arrestimit të tij vitin e shkuar. Ata kanë vendosur karantinën e tyre të koronavirusit në Sinaloa.

Burimi:.dailystar.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota el chapos meksike el chapos meksike

Sondazh

Poll