Bota

Dy oficerë policie pezullohen nga puna pasi shtyn të moshuarin. Japin dorëheqjen edhe 57 kolegët e tyre: Ata thjesht po bën

7 Qershor 2020, 15:27 Nga DOSJA

SHBA– Pamjet tronditëse të publikuara nga mediat vendase treguan 75-vjeçarin Martin Gugino që po afrohej me një linjë oficerësh në Sheshin Niagra ku më pas ka rënë në tokë duke marrë lëndime në kokë.  Siç është parë ë videot e publikuara një oficer ka ndaluar që ta ndihmoj të  por që këtë të fundit nuk e kanë lejuar oficerët e tjerë.

Fillimisht u raportua nga policia se burri kishte rënë vet por pas pamjeve të publikura ngjarja ishte ndryshe dhe i moshuari ishte shtyrë nga policia, kështu që pas kësaj ngjarje, Komisioneri i Policisë Buffalo, Byron Lockwood i pezulloi të dy oficerët pa pagesë.

Martin Gugino

Ndërkohë mediat e huaja kanë bërë me dije se tashmë 57 oficerë policie kanë dhënë dorëheqjen nga njësia e reagimit emergjent për të solidarisuar dy kolegët që ishin pezulluar ga detyra. Mësohet se ata akoma do të jenë të punësuar nga Departamenti i Policisë Buffalo, por nuk do të shërbejnë më në njësinë e reagimit emergjent,’ thanë burime për mediat e huaja.

John Evans, presidenti i Shoqatës Benevolent të Policisë Buffalo, tha që policia kishte dhënë dorëheqjen sepse ata besojnë se oficerët që ishin pezulluar ishin thjesht duke bërë punën e tyre.

“Pozicioni ynë është që këta oficerë ishin thjesht duke ndjekur urdhërat e Zëvendës Komisionarit të Policisë Joseph Gramaglia për të pastruar sheshin. “ është shprehur ai.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota martin gugino martin gugino

Sondazh

Poll

Bota 7 Qershor 2020, 12:30

Sa raciste është policia gjermane?

SHBA– Pas vdekjes së Georg Floyd, akuza për racizëm nuk ngrihen vetëm në SHBA. Aktivistë në Gjermani kërkojnë që të shikohet dhuna raciste edhe mes radhëv...