Art&Argëtim

“Ndihem e veçantë dhe e bekuar çdo ditë”/ Armina Mevlani feston ditëlindjen, shtëpia i mbushet plot me lule

7 Qershor 2020, 08:44 Nga DOSJA
“Ndihem e veçantë dhe e bekuar çdo ditë”/

Tiranë- Armina Mevlani, blogeria e njohur shqiptare ka festuar dje 29-vjetorin e lindjes. Ajo e ka kaluar këtë ditë mes urimesh të shumta dhe tufa lulesh nga më të bukurat. Ndërsa vetë zgjodhi t’i dedikojë disa fjalë vetes, ku tregoi edhe është e rrethuar nga dashuria.

“Binjakë nga të dyja anët! 6 qershori është datë e veçantë që Zoti vendosi të më sillte në këtë botë dhe më dha mundësinë të bëja këtë jetë. Falënderoj Zotin për jetën time, gjithashtu falënderoj të gjithë njerëzit që më bëjnë të ndihem kaq e veçantë jo vetëm në ditëlindjen time, por edhe në jetën time të përditshme. Mund të them që ndihem e bekuar çdo ditë! Faleminderit, Faleminderit, Faleminderit”, shkruajti ajo në rrjetet sociale. 

Ndërkohë, Mevlani ka publikuar edhe një video nga shtëpia e saj, ky gjysma e dhomës është mbushur plot me lule. Ajo që u vu re është se i fejuari i saj, Shkëlzen Berisha nuk i bëri asaj një urim publik, në rrjetet sociale. Sakaq, dje në ditën e lindjes së të fejuarës së tij, Policia i hoqi patentën Shkëlezen Berishës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz armina mevlani ditëlindja e armina mevlanit armina mevlani ditëlindja e armina mevlanit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Qershor 2020, 14:22

TIRANË- Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, është një nga artistët më të vlerësuar dhe me te kërkuar në showbizin shqiptar.Ai është fitues i dy p...