Art&Argëtim

“Kam një gërvishtje në kokë”, Aktorja fituese dy herë e çmimit Oscar pritet me sharrë elektrike, gjatë karantinës r

6 Qershor 2020, 13:45 Nga DOSJA
“Kam një gërvishtje në kokë”, Aktorja fituese dy

AUSTRALI-Aktorja australiane Cate Blanchett nuk i ka kaluar edhe aq “bukur” ditë e izolimit për shkak të gjendjes së krijuar nga Covid19.

Gjatë një bashkë-bisedimi me ish-Kryeministren australiane Julia Gillard, aktorja ka treguar një incident i cili mund të kishte qenë fatal. Teksa po përdorte sharrën elektrike në kopshët në pronën e saj të ndodhur në East Sussex, pa dashur Cate ka dëmtuar veten në kokë.

Për fat të mirë gjithçka ka përfunduar vetëm me një gërvishtje të vogël pasi aktorja e ka marr shumë shpejt situatën nën kontrroll.

“Kam pasur një incident me sharrë elektrike. Përveç një gërvishtje në kokë, unë jam mirë. Do të doja të përmirësohesha në kopshtari. Nëna ime ishte një kopshtare e mrekullueshme”, u shpreh ajo.

Ndërkohë ish-Kryeministrja nëpërmjet nje batuate ka këshilluar aktoren të jetë më e kujdesshme me mjete të tilla.
Bëj shumë kujdes me sharrën elektrike. Keni një ‘kokë të famshme.”

E rëndësishme është që aktorja është shëndoshë e mirë dhe me siguri pas kësaj ndodhie do të ketë akoma më kujdes në përdorimin e sharrë elektrike.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktore cate blanchett aktore cate blanchett

Sondazh

Poll