Art&Argëtim

6 Qershor 2020, 14:22 Nga DOSJA

TIRANË- Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, është një nga artistët më të vlerësuar dhe me te kërkuar në showbizin shqiptar.

Ai është fitues i dy prej festivaleve më të mëdha shqiptare “Kënga Magjike” dhe “Top Fest” si edhe i shumë eventeve të tjera të zhvilluara në vend.

Në këtë mënyrë ai ka krijuar një koleksion të madh trofesh në shtëpinë e tij, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.

Në shkrimin e videos, Albani thotë se është krenar dhe mirënjohës për karrierën e tij të vlerësuar në gjithë këto vite.

Shkrimi i tij i plotë:

Gjithmone mundohem ne jete te jem modest e flas midis punes time ndaj dhe kete video nuk e bera per tu lavderuar por ne nje cast nostalgjie. Nga komplekset qe vijne bashke me manine e modestise i kam mbajtur gjate ne vite neper kuti duke i injoruar e pa ju dhene shume rendesi. Tani qe i nxorra ne drite dhe shplurosa pjesen me te madhe nga pluhuri i kohes duhet te pranoj qe me japin nje ndjesi te mire e me bejne te ndihem krenar per arritjet dhe per artin qe jam munduar t’i ofroj vendit tim. Dihet tashme qe me shume e shkuara fiton hapsire ne jeten tende e me shume behesh i ndjeshem ndaj detajeve qe e perfaqesojne. Une luftoj me veten te fokusohem vetem tek e tashmja por secili prej ketyre cmimeve perfaqeson nje te tashme te dikurshme, nje emocion, nje kujtim dhe patjeter ore e ore, dite e nete pune dhe dedikim. Shqiperi, Kosove e kudo ku ka shqiptare faleminderit qe me keni mundesuar kete udhetim fantastik i cili patjeter ka patur e do kete uljet e ngritjet e veta por me e rendesishmja eshte te jemi bashke deri ne fund”

 

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Albani ka theksuar se asnjëherë nuk iu ka dhënë rëndësi çmimeve dhe se sot i ka nxjerrë jo për t’i thurur lavde vetes, por për të sjellë në mendje kujtimet e bukura.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alban skenderaj cmime këngëtar alban skenderaj cmime këngëtar

Sondazh

Poll