Art&Argëtim

Po përjeton një histori dashurie/ Xhesika Polo pranon se është në lidhje me muzikantin shqiptar

6 Qershor 2020, 13:06 Nga DOSJA
Po përjeton një histori dashurie/ Xhesika Polo pranon se

TIRANË- Xhesika Polo është një ndër artistet shqiptare e cila jetën e saj private ka vendosur ta mbajë sa me larg vëmendjes mediatike. Por së fundmi këngëtarja ka vendosur të ndajë me publikun detaje të reja shumë interesante.

Në një intervistë për programin “Lartë e poshtë” Xhesika ka pranuar se momentalisht po përjeton një histori të bukur dashurie. Ajo ka zbuluar se personi që i ka “rrëmbyer” zemrën është Anxhelo, njëri nga muzikantët që e shoqëron atë gjatë performancave në netët “live”.

Ndër të tjera artistja u shpreh se është shumë e lumtur dhe gjithçka është në rrugën e duhur. E pytur nëse çifti kanë menduar të bëjnë një hap më të “madh” në maredhënien e tyre ajo u shpreh se ende nuk e mendon të shkojë drejt altarit, por kur të vijë ky moment dëshiron një ceremoni të vogël dhe jo me shumë të ftuar.

Kështu që mesa duket do të na ende duhet të presim për ta parë Xhesikën të veshur me fustanin e bardhë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz këngëtare xhesika polo këngëtare xhesika polo

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Qershor 2020, 19:08

KOSOVE– Aktorja e njohur, Jonida Vokshi është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe mezi pret që të sjellë në jetë vajzën e saj. Ajo është shumë e emocionu...