Editorial

Reformë Elektorale apo “makeup” i një Regjimi?

6 Qershor 2020, 06:08 Nga DOSJA
Reformë Elektorale apo “makeup” i një Regjimi?

Më së fundi ankthi mbaroi. Kemi një konsensus aq të kërkuar nga Ambasadorët me në krye Znj.Kim. Opozita edhe kësaj here ka ulur kokën, si nxënësi që është zënë në “faj” nga mësuesi superior. Topi që sipas ambasadores Kim qe në fushën e Bashës është gjuajtur nga ky i fundit, veçse, është një top i shfryrë që zor se do të arrijë të shkojë deri në gjysëm të fushës, e jo më të shënojë në portën kundërshtare.  “Basha ka në dorë jo vetëm reformën, po edhe të ardhmen Europiane të Shqipërise”- tha ambasadorja?! True? Mesa dimë opozita është e përjashtuar nga të gjitha pushtetet. Madje edhe çelsat e kashtës që kishte në dorë me Reformën, vetë Ambasadorët ia dhanë e vetë ata ia hoqën. Ambasadorja Kim, si dikur Donald Lu, që nuk e shikonte as drogën, e as kapjen e drejtësisë nga qeveria, e paraqiti Bashën si djalin plangprishës, ndërsa Ramën si tolerues ndaj kërkesave të opozitës. Portreti i Znj. Kim, që shkëlqente nga kënaqësia kur lavdëronte “zemërgjerësinë” e qeverisë,  më kujtoi një personazh real që zbukuronte nuset, që aq mjeshtërisht e ka pasqyruar Kadare te “Kronikë në Gurë”,  kako Pinën. Njësoj si kako Pina, që dikur zbukuronte nuset, edhe Znj. Kim po përpiqet të zbukurojë, t’i bëj make up një qeverie autokrate që ka marrë tiparet e një regjimi, duke përdorur si buzëkuq e rimel Reformën Elektorale. Pra rimeli i reformës do të mbulojë edhe tenderat e oligarkëve edhe shembjen e drejtësisë, bashkë me muret e Teatrit. Tani s’do të ketë më blerje vote! As presion ndaj mësuesve e administratës si në rastin e Dibrës! A mund ta imagjinojë Ambasadorja, që Trump apo Obama të pyesi një nënpunës shteti a e ka realizuar “objektivin” për të fituar një bashki të humbur të Teksasit ashtu siç ndodhi tek ne në Dibër?

Nga plani 5-vjeçar, tek ai 10-vjeçar!

Pasi futi në xhep edhe Reformën Elektorale, K/ministri shkon me llogari të sakta në zgjedhjet e ardhshme. Vetëm administrata lokale e qëndrore që është mësuar të votojë në rresht, shumëzuar me katër, (aq ka një famijle) shto këtu tendera qëndrorë e lokal, që nga shëndetësia e deri tek pastrimi i qyteteve do të mbushin me vota shportën e maxhorancës. Arbitrin ndërkombëtar, kryesuar nga Ambasada Amerikane, ka dhënë prova që edhe një ‘Gol Offsite” nga maxhoranca, me shumë gjasa do ta quajnë të rregullt. Aq i sigurt është K/ministri për fitoren, sa tani po bën plane qeverisje 10-vjeçare. Dikur planet bëheshin 5-vjeçare dhe ne mbanim në njërën dorë kazmën për të ndërtuar dhe në tjetrën pushkën për të mbrojtur atdheun. Tani në njërën mbajmë P.P.P-të, në tjetrën mediat e blera, ndërsa puthim dorën e Ambasadorëve, siç puthim dorën e priftit në kishë kur na jep bekimin.

Opozita i bëri hesapet e Reformës pa “Hanxhinë”!

“Lëshimet” e bëra nga qeveria për identifikimin biometrik, si dhe komisionet partiake, janë një thes me hiç dhe nuk garantojnë zgjedhjet e ardhshme nga manipulimet. Kërkesa e opozitës për Qeveri Tranzitore para zgjedhjeve, çka do të jepte një impuls demokracie dhe do të ulte presionin mbi administratën, ra. Çudi? Këtë e ka edhe Maqedonia fqinje. Pesëmbëdhjetë janë kushtet tona për të hapur thirropullën (deriçkën) e pasme për në BE. Zero kushte ka Maqedonia. Pra 15 me 0!? E megjithatë, kjo kërkesë e opozitës u duk kërkesë “luksi” nga Ambasadorët, që janë kumbarë të kësaj reforme. Opozita po shkon në këto zgjedhje pa i bërë llogaritë me “Hanxhiun” që është: P.P.P + Gjyqësor i tredhur + Media të Blera!

Në opinionin tim, opozita do të pësojë të njëjtin fat si emisioni “Të Paekspozuarit” i gazetarit Rakipi, që ekspozoi korrupsionin dhe katranosi portretin e kësaj qeverie, por u mbyll pa bujë kur pronari i medias u trysnua nga qeveria.

P.S: Mos u dëshpëroni, pas katër vitesh do të kemi sërish një marrëveshje tjetër pozitë-opozitë që do gatuhet po nga Ambasadorët, por çorbën do ta hanë shqiptarët!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial arrihet marreveshja per zgjedhoren ilir gjini reforma zgjedhore arrihet marreveshja per zgjedhoren ilir gjini reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Editorial 5 Qershor 2020, 08:43

Lehtësia e rënies së një meteori mbi Kosovë

1. Tingëllon gati si barsoletë morbide, por kam përshtypjen, tashmë dhjetë vjet e tutje, se po qe se do të binte një meteor i madh mbi Kosovë e duke mbuluar tre...

Editorial 1 Qershor 2020, 19:06

Reforma, një Lojë Shahu!

 “Ne i kemi votat në Parlament”-tha Gjiknuri, duke larë duart si Pons Pilati pas dështimit të dakortësisë me opozitën. Lojtari i thekur Gjiknuri, i dha  “shah” ...

Editorial 1 Qershor 2020, 09:12

“Le Monde”, një mijë e njëqind

Uromëni. Sepse sot kam fituar një bast me katër miq. Fluturonin nga gëzimi kur e përditshmja pariziane “Le Monde”, e paraqitur për lexuesit shqiptarë si “presti...

Editorial 29 Maj 2020, 12:24

Nuk rrëzuan Albinin, por përdhosën ndryshimin

TIRANË– Kësaj parrulle, pra se zgjedhjet janë një kurth për budallejtë, mbi të cilën kanë filozofuar nga Sartri e deri tek Alë Badiu, i kushtoi disa vite m...