Editorial

Ktheu lokalin në kazino, procedohet i riu nga Korça, ja çfarë gjeti policia gjatë kontrolleve

2 Qershor 2020, 14:34 Nga DOSJA
Ktheu lokalin në kazino, procedohet i riu nga Korça, ja

KORÇË -Policia e Korçës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 33-vjeçar me iniciale K.K., për ushtrim të paligjshëm të lojërave të fatit. Ky i fundit e kishte kthyer lokalin e tij, në ambjent për zhvillimin e lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan, një tavolinë pokeri, 31 cop fisha dhe letra bixhozi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. K., 33 vjeç, banues në Korçë. Procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij, në lagjen nr. 11, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, 31 copë fisha dhe letra bixhozi, të cilat dyshohet se përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial lojera fati policia e korces lojera fati policia e korces

Sondazh

Poll

Editorial 1 Qershor 2020, 19:06

Reforma, një Lojë Shahu!

 “Ne i kemi votat në Parlament”-tha Gjiknuri, duke larë duart si Pons Pilati pas dështimit të dakortësisë me opozitën. Lojtari i thekur Gjiknuri, i dha  “shah” ...

Editorial 1 Qershor 2020, 09:12

“Le Monde”, një mijë e njëqind

Uromëni. Sepse sot kam fituar një bast me katër miq. Fluturonin nga gëzimi kur e përditshmja pariziane “Le Monde”, e paraqitur për lexuesit shqiptarë si “presti...

Editorial 29 Maj 2020, 12:24

Nuk rrëzuan Albinin, por përdhosën ndryshimin

TIRANË– Kësaj parrulle, pra se zgjedhjet janë një kurth për budallejtë, mbi të cilën kanë filozofuar nga Sartri e deri tek Alë Badiu, i kushtoi disa vite m...

Editorial 28 Maj 2020, 11:25

Kissingeri ndër ne

1.Ka ditë që po lexoj disa libra të lënë manash për kohë më të mira dhe njëkohësisht u kthehem herë pas here aktualiteteve, një konflikt i tmerrshëm mes narraci...