Aktualitet

KONFLIKT INTERESI/ Daci e shpëtoi nga ‘sita’ e Vettingut në KPA, si ia ktheu nderin gjyqtarja e Apelit Nertina Kosova. E r

5 Qershor 2020, 19:09 Nga DOSJA
KONFLIKT INTERESI/ Daci e shpëtoi nga ‘sita’ e Vettingut

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur që të heqë masën e pezullimit ndaj anëtarit të Kolegjit të Posaçëm, Luan Daci. Seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa treshja gjykuese ka vendosur që të rikthejë në detyrë duke rrëzuar vendimin e shkallës së parë.

Treshja që vendosi “pro” rikthimit të tij, përbëhej nga gjyqtarët: Nure Dreni, Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara. Nga të tre, emri më i dëgjuar është ai i gjyqtares Kosova, e cila edhe pse në konflikt interesi ka pranuar shortin, duke i kthyer një nder (jo shumë të vjetër) Daçit.

Por për çfarë bëhet fjalë?

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vendimi në Apel për Dacin, ishte 2:1 për rrëzimin e pezullimit të tij nga detyra. Mesa duket Kosova, vota e të cilës ishte për pro ndikohet nga një ngjarje e ndodhur në vitin 2018. Gjyqtarja Kosova kaloi si të gjithë kolegët e saj në “sitën” e Vettingut më 18 korrik. Faza e parë kaloi me sukses deri në momentin kur Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi vendimin duke pretenduar se ajo nuk i plotësonte të gjitha kushtet për të dalë “e larë” për pasurinë.

Ankimimi, ashtu siç e kërkon edhe ligji, u dërgua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku pjesë e trupës gjykuese nuk ishte asnjë tjetër veçse Luan Dacit. Daci bashkë me kryetaren e KPA-së, Natasha Mulaj dhe anetarët e tjerë, Ardian Hajdari, Sokol Como, Rezarta Schuetz, i dhanë dritën jeshile Kosovës për t’u rikthyer në detyrë.

Por përse nuk u ndalua prezenca e Kosovës në gjyqin ndaj Dacit? Qartësisht të dy kanë konflikt interesi me njëri-tjetrin dhe nuk mundet që Kosova të gjykonte Dacin, pasi ai e riktheu në detyre duke e shpëtuar nga Vettingu. Përse nuk hoqi dorë Kosova nga çështja pasi u zgjodh me short? Në rastin e ‘heshtjes’ të saj, përse nuk pasi një reagim nga drejtuesit e Apelit?

HISTORIA E LUAN DACIT

Ndërkohë më 20 maj, SPAK (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion), pas disa muajsh hetime pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Daci është pjesë e trupës kolegjiale të Komisionit të Posaçëm të Apelimit që ka për detyrë marrjen e vendimeve përfundimtare për rrëzimin ose jo të vendimeve për gjyqtarët që skanohen në Vetting.  Ai u denoncua publikisht nga “viktima” e tij. Ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucionet shqiptare. Siç provoi edhe SPAK, Luan Daci nuk u largua vetë nga sistemi, por sipas dokumenteve zyrtare ai u shkarkua në vitin 1997 për paaftësi në punën e tij.

(K.M.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhimiter lara luan daci nure dreni dhimiter lara luan daci nure dreni

Sondazh

Poll