Bota

Alarmohet bota! Rikthehet vala e dytë e Covid-19, Irani bëhet shteti i parë që gotitet nga kthimi i koronavirusit

5 Qershor 2020, 15:33 Nga DOSJA
Alarmohet bota! Rikthehet vala e dytë e Covid-19, Irani bëhet shteti i

IRAN- Qeveria iraniane ka bërë të ditur se në Iran është kthyer vala e dytë e pandemisë së koronaviruist kjo pasi së fundmi janë regjistruar shumë raste të reja dhe viktima. Kështu që Irani bëhet vendi i parë në botë që po përaballet me rikthimin e pandemisë së Covid-19 që tashmë ka gjunjëzuar botën.

Sipas mediave të huaja, vendi i Lindjes së Mesme, regjistroi një rekord të rasteve ditën e djeshme  me 3,574 të infektuar, ndërkohë numri më i madh i rasteve gjatë valës së parë ishte me 3,186, të regjistruara më 30 mars. Ndërsa ditën e sotme bazuar në të dhënat e publikuara nga autoritetet shëndetësore, mediat vendase kanë bërë me dije se janë konfirmuar 2,886 raste pozitive dhe 63 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë deri më tani   numri në total i viktimave në Iran ka shkuar 167,156 persona në ndërsa i të prekurve në 8,134 njerëz

Irani filloi të lehtësojë masat e bllokimit, të cilat u vendosën në shkurt pas rasteve me koronavirus, ndërsa në mes të prillit sëmundja filloi të “zbutej”.

Burimi: TheGuardian

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi e iran koronavirusi e iran

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2020, 14:16

MEKSIKË- Një 30-vjeçar në Meksikë ka humbur jetën ditën e sotme pasi është dhunuar në mënyrë barbare nga oficerët e policisë, pasi ai nuk kishte ven...