Politike

Balla dhe kandidati për bashkinë e Elbasanit në Shushicë: Është viti i 3-të që investohet në argjinaturën e Shkumbinit

31 Mars 2019, 13:52 Nga DOSJA
Balla dhe kandidati për bashkinë e Elbasanit në Shushicë:

ELBASAN- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherazi drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla së bashku me prefektin e Elbasanit, Gledian Llatja dhe deputeti, Arben Kamami inspektuan punimet për ngritjen e argjinaturës në njësinë administrative të Shushicës, që i jep fund përmbytjeve të tokave dhe rrezikut të përmbytjes së shtëpive për banorët e kësaj zone.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se ky është viti i tretë radhasi që investohet në argjinaturën e Shkumbinit me qëllim që të shmangen përmbytjet e tokave të banorëve dhe se falë reformës administrativo-territoriale, u bë i mundur bashkimi i Shushicës me bashkinë e Elbasanit që krijon mundësinë për investime të tilla, pavarësisht kapitalit të lartë.

Ky është viti i tretë radhasi që investohet në argjinaturën e lumit Shkumbin. Ne sot erdhëm për të parë punimet që janë bërë. Janë hedhur goxha para’ për të bërë këtë pritë. Të gjithë e dimë se kur Shushica ishte komunë mundësia për të bërë këtë investim ishte zero. U desh të bëhej reforma administrativo- territoriale në vitin 2015 për ta futur fshatin tuaj pjesë të Bashkisë Elbasan. Është detyra që po bëjmë dhe për të cilën ju na keni votuar. Sot unë jam shumë krenar të them se ne kemi shpëtuar nga përmbytjet sa e sa hektarë tokë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla

Ndërsa prefekti, Gledian Llatja në fjalën e tij theksoi rëndësinë e këtij investimi që i jep fund rrezikut të përmbytjes së tokave të banorëve të kësaj zone. Ai u shpreh se ky problem ishte ngritur nga vetë banorët gjatë takimeve të bashkëqeverisjes me qytetarët. 

Ka qenë një inicativë e prefektit për shkak edhe të emergjencave dhe kërkesave që vinin nga banorët për lumin që i merrte tokat dhe që rrezikonte t’u futej në shtëpi.Ky investim ka hequr rrezikun e erozionit ka hequr rrezikun e përmbytjes së tokave.Të njëjtin projekt ne do fillojmë këtë vit edhe për lagjen Baldavere të Shushicës që është një projekt prej 430 milion lekësh të vjetra.Gjatë takimeve të bashkëqeverisjes me qytetarët verën e kaluar ne morëm shumë ankesa me problematika të tilla sidomos nga zonat e fshatrave ku kalon Shkumbini.Ka problematika të tilla edhe në zonën e Peqinit. Shkumbini kur vjen, edhe për shkak të shfrytëzimit masiv që i është bërë gjatë viteve të tranzicionit, pa kriter ka marrë shumë toka.Nethemi se me këtë investim është stabilizuar kjo pjesë.

Prefekti i Elbasanit Gledian Llatja

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gledian llatja punimet e argjinatures shushice taulant balla gledian llatja punimet e argjinatures shushice taulant balla

Sondazh

Poll