Bota

13 vjet nga zhdukja e Madeleine McCann/ Policia tregon pistën e re, publikon fotot e një gjermani si të dyshuar

Policia britanike e cila po punon me policinë gjermane dhe portugeze, ka bërë me dije se çështja mbetet një hetim i “personave të zhdukur”, pasi nuk ka prova përfundimtare nëse Madeleine është ende gjallë apo jo.
Featured image of article: 13 vjet nga zhdukja e Madeleine McCann/ Policia tregon pistën e re, publikon fotot e një gjermani si të dyshuar Madeleine McCann dhe prinderit e saj.

GJERMANI– Policia ka identifikuar një shtetas gjerman si të dyshuarin e ri kryesor, në hetimin për zhdukjen e Madeleine McCann në Portugali 13 vjet më parë, pasi autoritetet vendase bënë një thirrje e re ndërkombëtare për gjetjen e informacioneve rreth autorit të mundshëm.

I dyshuari që aktualisht është në burg në Gjermani nuk është identifikuar ende. Ai ishte në afërsi në Praia da Luz, gjatë mbrëmjes së 3 majit të 2007, ndërkohë që ka zhvilluar një bisedë telefonike për më shumë se një orë para se fëmija të zhdukej nga apartamenti i pushimeve ku ajo ndodhej vetëm me motrën binjake ndërkohë që prindërit e saj po darkonin në një restorant afër zonës.

Fotoja e te dyshuarit

Hetuesit gjermanë kanë nisur një apel për dëshmitarët të mërkurën në të cilin ata zbuluan se i dyshuari ishte një pedofil i dënuar në burg për vepra seksuale dhe trafik droge. Ata kanë filluar procedurat kundër të dyshuarit sa i përket vrasjes së  McCann.

Prindërit e Madeleine, Kate dhe Gerry McCann, menduan se zhvillimi i fundit ishte shumë domethënës. Clarence Mitchell, e cila ka folur në emër të  familjen që nga zhdukja e 3-vjeçares, ka deklaruar se për 13 vjet ai nuk kujton asnjë rast kur policia të kishte qenë kaq specifike për një individ.

Policia britanike e cila po punon me policinë gjermane dhe portugeze, ka bërë me dije se çështja mbetet një hetim i “personave të zhdukur”, pasi nuk ka prova përfundimtare nëse Madeleine është ende gjallë apo jo.

Megjithatë hetuesit gjermanë e kanë konsideruar atë si një hetim për vrasje.

“Ka arsye për të supozuar se ka edhe persona të tjerë, përveç të dyshuarit, të cilët kanë njohuri konkrete për rrjedhën e krimit dhe ndoshta edhe për vendin ku u la trupi.”-ka deklaruar policia gjermane.

Disa të dhëna dhe informacione mbi të dyshuarin e vrasjes tregojnë më shumë rreth çështjes së krimit ndaj vajzës së mitur para 13 vitesh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I dyshuari, i cili nuk po emërohet për shkak të rregullave të privatësisë së gjykatës gjermane, është përshkruar në raportin e fundit si i bardhë me flokë bjond të shkurtër dhe rreth 1.8m i gjatë.

Gjithashtu policia ka publikuar edhe fotografi të dy automjeteve, një furgon kamping VË dhe një makinë Jaguar, për të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me të dyshuarin si dhe një shtëpi në Portugali. Një ditë pasi Madeleine u zhduk në 2007, i dyshuari e kaloi Jaguarin në emrin e dikujt tjetër.

Ditën e djeshme zyra federale e policisë kriminale të Gjermanisë, e cila po udhëheq këtë çështje deklaroi se ai  po vuan në Gjermani një dënim me burg për një krim seksual.

Ndër të tjera thuhet se ai  shumë raste të tilla dënimesh  për  abuzime seksuale ndaj të miturëve.

Kujtojmë se Madeleine u zhduk pak para se të festonte 4-vjetorin e  lindjes në një apartament në Praia da Luz në mbrëmjen e 3 majit 2007.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment