Aktualitet

Arrestimi i të rrezikshmit Daka, policia jep detaje: Sekuestruam municion luftarak, 170 fishekë, armë dhe jelek anti-plumb

5 Qershor 2020, 08:46 Nga DOSJA
Arrestimi i të rrezikshmit Daka, policia jep detaje: Sekuestruam municion

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të Ervis Dakës, dhe nga armët që iu sekuestruan 33-vjeçarit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Daka është vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Shënkolli”. 

Në banesën e Dakës, policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konkretisht: një kallashnikov, dy pistoleta (njëra prej tyre me silenciator ), 170 fishekë dhe një jelek antiplumb.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy telefona celularë. 33-vjeçari akuzohet për armë mbajtje pa leje. Daka u vu në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi RENEA zbarkoi në Elbasan. 

Ervis Daka njihet si një person i rrezikshëm në Elbasan. Në vitin 2018, ai bashkë me të vëllanë, Mehmet Daka, dhunaun shefin e seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Elbasan, shtetasin me inicialet A. M.. Ky i fundit zbarkoi në lokalin e vëllezërve Daka për kontroll dhe të rintjë e pritën me kundërshtime. Ndërsa ë vitin 2017-të ai është përfshirë edhe në një konflikt me shtetasin me inicialet S. S., ku ky i fundit e ka plagosur Dakën, e për pasojë u dënua me burg.

Njoftimi i policisë Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënkoll”. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Forcat Speciale RENEA, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen tri armë zjarri, silenciator, municion luftarak dhe jelek antiplumb. Vihet në pranga 1 person me precedent të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve ndaj personit. Në kuadër të zbatimit të planit të masave për kontrollin e personave me precedent dhe të dyshuar për armëmbajtje pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Shënkoll”.

Në kuadër të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. D. 33 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konkretisht: një kallashnikov, dy pistoleta (njëra prej tyre me silenciator ), 170 fishekë dhe një jelek antiplumb. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy telefona celularë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan ervis daka renea ne elbasan elbasan ervis daka renea ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2020, 07:51

KRUJË– Roland Pula, 32-vjeçari që po kërkohet ‘qiell e tokë’ për ekzekutimine dy vëllezërve Bardhi, rezulton të jetë një person i skeduar më parë ng...