Aktualitet

“S’futesh pa mandat”/ RENEA zbarkoi për të në Elbasan, kush është i rrezikshmi Ervis Daka që u kap me anti-plumb dhe

5 Qershor 2020, 09:09 Nga DOSJA
“S’futesh pa mandat”/ RENEA zbarkoi për të në

ELBASANDosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me të shkuarën e 33-vjeçarit Ervis Daka, për të cilin renea organizoi një operacion dhe zbarkoi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. Mësohet se Daka, i cili u kap me akllashnikov, fishekë, armë zjarri dhe jelek anti-plumb, është një person me preçedentë penalë.

Në vitin 2018, ai bashkë me të vëllanë, Mehmet Daka, dhunuan shefin e seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Elbasan, shtetasin me inicialet A. M.. Ky i fundit zbarkoi në lokalin e vëllezërve Daka për kontroll dhe të rinjtë e pritën me kundërshtime.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Shënkoll’ në Elbasan. Ervis dhe Mehmet Daka kapën me grushte shefin e policies.

“Nuk mund të futesh në lokalin tonë pa mandat kontrolli,”- u shprehën ata, por pas konfliktit u vunë në pranga.

Ndërsa në vitin 2017-të, ai është përfshirë edhe në një konflikt me shtetasin me inicialet S. S., ku ky i fundit e ka plagosur Dakën, e për pasojë u dënua me burg.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan ervis daka mehmet daka renea ne elbasan elbasan ervis daka mehmet daka renea ne elbasan

Sondazh

Poll