Tentuan të fusnin marokenë dhe egjiptianë në Shqipëri, arrestohen 4 trafikantët në Vlorë
5 Qershor 2020, 08:22Nga DOSJA
Vlorë- Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona, të cilët akuzohen për trafikim të paligjshëm të marokenëve dhe egjiptianëve. Policia bën me dije se janë goditur grupe të cilët siguronin trafikimin e klandestinëve kunder fitimit të parave. Grupi i parë, ku arrestuan 3 personat, me iniciale P. P, P.P dhe Y.Y tentoi të trafikonte 20 egjiptianë. Ndërsa grupi i dytë, ku u arrestuan R. B. A. B tentoi të fuste nga pika kufitare e Vlorës dy markoenë.
Policia e Shtetit:
Operacion për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.
Gjatë operacionit policor të koduar “Radhima”, zhvilluar nga Policia e Vlorës janë parandaluar dhe goditur 2 raste të tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Arrestohen 4 shtetas, tre prej tyre shqiptarë dhe një egjiptian. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, gjatë operacionit policor të koduar “Radhima”, kanë goditur 2 raste në Vlorë, konkretisht:
Shërbimet e Policisë gjatë operacionit kanë gjetur të strehuar në banesën e shtetasit P. P., 21 shtetas egjiptianë. Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin P. P., 54 vjeç, si dhe shtetasin egjiptian Y. Y., 31 vjeç, banues në Milano, Itali, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të 20 shtetasve me kombësi egjiptiane.
– Gjithashtu, Policia ka arrestuar shtetasit R. B., 24 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, të dy me banim në Drenicë, Kosovë. Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet policore në zonën e “Plazhit të Vjetër” Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke tentuar të ndihmojnë shtetasit marokenë M. E dhe M. J, për t’u futur në mënyrë ilegale në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, me qëllim kalimin e tyre drejt shtetit italian. Materialet në ngarkim të secilit i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Forcat RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit, ku kanë vënë në pranga 33-vjeçarin e rrezikshëm Ervis Daka. Dosja.al mëson se Daka është vënë...
Tiranë- Finalizohet operacioni “Tokë e Premtuar”. Policia e Shtetit ka goditur një grup kriminal, i cili trafikonte emigranë nga nga vendet e lindjes drejt Shqi...
TIRANË– Profesori dhe akadademiku i njohur Artan Fuga, ka nxjerr në treg botimin e tij më të ri të titulluar, ” Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë”.Ng...
Aktualitet 5 Qershor 2020, 07:51
KRUJË– Roland Pula, 32-vjeçari që po kërkohet ‘qiell e tokë’ për ekzekutimine dy vëllezërve Bardhi, rezulton të jetë një person i skeduar më parë ng...
Elbasan- Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin “Domosdova”, ku janë arrestuar 3 persona dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, pasi janë kapur me 28.5 k...
TIRANË– Një automjet i llojit “Fiat” është djegur gjatë natës në rrugën “Jirdan Misja”, e njohur ndryshe edhe si ‘Rruga e Burgut’. Mësohet se ngjarja ka nd...
Krujë– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë në Gramëz të Krujës, ku u vranë me breshëri kallashnikovi, dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi. Dosja...