Bota

“Një herë të vetme mos e bëj!” Kompania “NIKE” ndryshon sloganin për nder të George Floyd

4 Qershor 2020, 20:14 Nga DOSJA
“Një herë të vetme mos e bëj!” Kompania

SHBA– I gjithë perëndimi është alarmuar për vrasjen në mënyrë barbare të George Floyd por jo vetëm, pasi vdekja e tij ka përlotur të gjithë botën. Në Amerikë që prej 9 ditësh po zhvillohen protesta të dhunshme ku kanë marrë pjesë edhe njërëzit e famshëm. Ndërkohë për vdekjen e tij janë solidarizuar edhe kompani e biznese të mëdha, në mënyra të ndryshme.

Së fundmi kompania më e njohur në të gjithë botën “Nike” ka ndryshuar sloganin nga “Do It” (Bëje), në “For Once Don’t Do It” (Një herë të vetme mos e bëj) si një mesazh kundër racizmit.

Ndërkohë në lidhje me ndryshim e sloganit kanë folur edhe përfaqësues të kompanisë, të cilët kanë bërë thirrje që asnjë mos të rri në heshtje kur bëhen padrejtësi.

Një herë të vetme; mos e bëj. Mos prentendoni se nuk ka asnjë problem në Amerikë. Mos i ktheni shpinën racizmit. Mos pranoni jetët e pafajshme të merren. Mos gjeni më justifikime. Mos mendoni se kjo nuk ndikon tek ju. Mos rrini ulur dhe të heshtni. Le të bëhemi të gjthë pjesë e ndryshimit” -u shprehën ata.

Burimi:thedrum.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george floyd shba george floyd shba

Sondazh

Poll