Bota

Darka shtëpinë e Thaçit, Haradinaj rrëfen bisedat e bëra: Ishte ideja e Ramës

7 Shkurt 2019, 20:17 Nga DOSJA
Darka shtëpinë e Thaçit, Haradinaj rrëfen bisedat e

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth darkës që u konsumua në shtëpinë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në Prishtinë. I ftuar në “Pressing” ne televizionin T7, Haradinaj tregoi edhe bisedat që shkëmbeu me të ftuarit Kreun e Kuvendit Kadri Veseli, Ministrin e Jashtëm Behxhet Pacolli, Zëvendëskryministri Limaj dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Rama.

Ka qenë në tërësi bisedë e dinjitetshme,”- tha Haradinaj. Ai vijoi më tej teksa theksoi se ideja për t’u mbledhur ishte e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Ka pasur një iniciativë prej kryeministrit Edi Rama për një takim të përbashkët. Në fillim ishte ideja që takimi të ndodhte në Tiranë por ndodhi në Prishtinë. Ka qenë një bisedë e kujdesshme. Janë të njëjtat tema që i dijmë: taksa, dialogu, opsionet e zgjidhjes finale. Këto kanë qenë bisedat por nuk ka pasur ndonjë ndryshim qëndrimesh,”- përfundoi ai.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni behgjet pacolli edi rama hashim thaci kadri veseli ramush haradinaj behgjet pacolli edi rama hashim thaci kadri veseli ramush haradinaj

Sondazh

Poll