Bota

Thellohet përplasja mes dy vendeve, Franca tërheq ambasadorin nga Roma

7 Shkurt 2019, 20:02 Nga DOSJA
Thellohet përplasja mes dy vendeve, Franca tërheq ambasadorin nga Roma

Franca ka tërhequr sot ambasadorin e saj në Itali pas shkëmbimeve të ashpra në deklarata midis zyrtarëve të të dy shteteve. Ministria e jashtme franceze deklaroi se ka tërhequr ambasadorin e saj në Itali, Kristian Maset, për shkak të sulmeve të paprecedenta.

Vendimi sipas Parisit, erdhi pas një seri deklaratash ofenduese, sulmesh të pabaza dhe të paprecedentë. Sidomos deklaratat e fundit të cilat përbëjnë një provokim të ri dhe të papranueshëm.

Kujtojmë që Franca është një nga shtetet skeptike për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa Italia është ndër shtetet që mbështet vendin tonë më fortë në BE.

Tashmë që mes dy vendeve të fuqishme, Francës (skeptike) dhe Italisë (lobuese e fortë e Shqipërisë në BE) marrëdhëniet janë krisur, nuk dihet sesa do të ndikojë marrëdhënia e tyre në vendimin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në deklarartwn e saj, Ministria e Jashtme franceze e ka konsideruar sjelljen e italianëve si të paprecedentë, të paktën që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Kulmi i tensionit arriti të martën kur Luigi di Maio dhe Matteo Salvini, dy drejtuesit e Qeverisë italiane, u takuan me përfaqësuesit e ”Jelekëve të Verdhë”, të cilët protestojnë prej muajsh në rrugët e Francës. Në një deklaratë për media, Ministria e Jashtme franceze e ka konsideruar sjelljen e italianëve si të paprecedentë, të paktën që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

”Për disa muaj, Franca ka qenë subjekt i akuzave të përsëritura, sulmeve të pabazuara dhe deklaratave të egra. Kjo është e pashembullt që nga fundi i luftës. Ndërhyrja e fundit është një provokim shtesë dhe i papranueshëm”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ambasadori francez është thërritur në Paris për konsultime, sipas Ministrisë së Jashtme. Gjithçka ka nisur me refuzimin e Francës për të pranuar më shumë emigrantë që mbërrijnë në brigjet e Italisë, për të kaluar te akuzat e zyrtarëve italianë se francezët vijojnë të kolonizojnë popujt e Afrikës.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota france itali luigi di maio matteo salvini france itali luigi di maio matteo salvini

Sondazh

Poll