Art&Argëtim

‘Monstra’/ VIP-at shqiptarë që iu bashkuan marshimit kundër abuzimeve seksuale, sloganet e qytetarëve: Mos përdhuno, mb

4 Qershor 2020, 16:39 Nga DOSJA
‘Monstra’/ VIP-at shqiptarë që iu bashkuan marshimit

TIRANE-Ditën e sotme në orën 16:00 me mijëra qytetarë kanë dalë në sheshin ‘Nënë Tereza’ aty ku po marshojnë kundër abuzimeve seksuale.

Skandalet seksuale te cilat janë bërë temë kryesore ditëve të fundit kanë bërë që vajza, gra, burra e të rinj të marshojnë për ti thënë ‘Stop’ këtij fenomeni që po prek vajza të vogla të cilat abuzohen nga persona më të mëdhenj në moshë apo edhe moshatarë.

Thirrjes së njerëzve iu janë bashkuar dhe personazhe të njohur në vend, që nga Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Ilda Bejleri, Fjoralba Ponari, Jonida Shehu, Nevina Shtylla, Oriola Marashi, Lori Hoxha, Armina Mevlani e shumë VIP-a të tjerë, fotot e të cilave i gjeni në galerinë më poshtë.

‘Monstra’, ‘Për fëmijërinë e vjedhur’, “Mbroni vajzat, jo pedofilët’, ‘Pse nuk raportojmë’, ishin disa nga sloganet që njerëzit mbanin në duar teksa marshonin në sheshin ‘Nënë Tereza’ për të vazhduar më pas në rrugën e Durrësit.

Rasti që bëri që kjo protestë të bëhej kaq e madhe ishte përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe i bashkëmoshatarëve të saj në Kamëz.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz abuzime seksuale marshimi vipa abuzime seksuale marshimi vipa

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Qershor 2020, 09:36

TIRANË- Botohet sot një pjesë nga ditari personal i Nexhip Pajaj, i cili ka qenë shoqërues dhe truproje i Hysni Kapos, një nga njerëzit më të rëndësishëm t...