Art&Argëtim

Publikoi në sy të babait dhe vëllait pamjet e përdhunimit të 15-vjeçares, Fatma Haxhialiu i hakërrehet gazetares Evis Ahm

4 Qershor 2020, 16:41 Nga DOSJA
Publikoi në sy të babait dhe vëllait pamjet e përdhunimit

TIRANË– Moderatorja e emisionit “Thumbon”, Fatma Haxhialiu ka denoncuar publikimin e videos me përmbajtje seksuale, me të cilën shantazhohej e mitura 15-vjeçari nga Abaz Doku. Videoja u transmetua në emisionin “Me zemër të hapur”, ku të pranishëm ishin edhe babai dhe vëllai i viktimës.

Pasi ka parë videon e emisionit, të publikuar më pas edhe në kanalin e “Youtube”, Haxhialiu ka reaguar ashpër duke i kërkuar të gjithë ndjekësve të saj që t’i bëjnë ‘report’ pamjeve.

“Pra News 24 në emisionin “Me zemër të hapur” (dhe mendje të mbyllur) paska transmetuar videon me të cilën shantazhohej vajza e mitur? E pra goca morali i përrallës është; mos u shantazhoni nga dhunuesi mi non, mos hani presionin kot, se del media e ta shpërndan videon dhe në

YOUTUBEEEE madje!!!! TURP!!!!!!!,”-shkruan ajo.

 

Por nuk ka ndaluar këtu, Haxhialiu ka kërkuar nga drejtuesja e emisionit, Evis Ahmeti, që të kërkojë ndjesë pubike për dhunimin që i ka bërë viktimës.

“Në mes të ditës zonja që është dhe autore e asaj pocaqie televizive, që transmeton histori nga shtresat më të margjinalizuara të shoqërisë, duke rritur stigmën ndaj tyre…këtë herë përpara babait dhe vëllait të viktimës transmeton videon e PËRDHUNIMIT TË SË MITURËS DHE FOTOT E SAJ NUDO, në një EKRAN gjigant, por i kishte vënë blur sipër për ETIKË! Cili ishte qëllimi? Kë ndihmove? Si ja bëre familjes dhe vajzës më të lehtë traumën? Të të vijë turp ty te parës se je grua, pastaj gazetare dhe autore dhe turp të kenë të gjithë në atë televizion nqs nuk merren masa! Niseni me një ndjesë publike dhe të zhduket emisioni nga Youtube! Ose futuni e bëjini report të gjithë!!!!!,”-shtoi ajo.

Pas thirrje të saj në rrjet, videoja që përmbante edhe pamjet e shantazhit është fshirë nga kanali i “Youtube” si pasojë e raportimeve nga qytetarët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fatma haxhialiu shantazh me video intime fatma haxhialiu shantazh me video intime

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Qershor 2020, 09:36

TIRANË- Botohet sot një pjesë nga ditari personal i Nexhip Pajaj, i cili ka qenë shoqërues dhe truproje i Hysni Kapos, një nga njerëzit më të rëndësishëm t...