Politike

Kryemadhi takim me strukturat e LSi Tepelenë: Gati motorët e fushatës

31 Mars 2019, 11:52 Nga DOSJA
Kryemadhi takim me strukturat e LSi Tepelenë: Gati motorët e

TEPELENË-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish deputeti Vangjel Tavo zhvilluan sot një takim organizativ me strukturat e LSI-së në Tepelenë. Në këtë takim u zgjodh dhe Kryetari i LSI, Tepelenë ekonomisti Sefer Kanushi. Gjatë fjalës së saj, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, tha se zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se tashmë duhet të ndizen motorrët e fushatës.

Kryemadhi tha se LSI forcën reale e ka tek njerëzit, jo tek emrat e përveçëm. Duke folur per situaten aktuale, Kryetarja e LSI Kryemadhi tha: Gjendja ekonomike e vendit është e mjerë. Taksat rriten, ndersa të ardhurat për familjen shqiptare ulen”.

“Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve”, tha Kryetarja e LSI, e cila theksoi se Papunësia eshtë rritur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar.

LSI eshtë parti e fjalës së mbajtur. Duhet të punojmë që shqiptarët të bejnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Fermerët dhe blegtorët jane në qendër të programit të LSI. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit.

Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lsi monika kryemadhi sefer kanushi tepelenë vangjel tavo lsi monika kryemadhi sefer kanushi tepelenë vangjel tavo

Sondazh

Poll