Art&Argëtim

Pritjes së ëmbël i vjen fundi/ Klea Huta bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin domethënës të djalit (FOTO)

4 Qershor 2020, 13:06 Nga DOSJA
Pritjes së ëmbël i vjen fundi/ Klea Huta bëhet

TIRANË– Data katër qershor 2020, do të mbetet një ditë e rëndësishme për jetën e Klea Hutës dhe partnerit të saj Elgit Dodës. Sot Klea ka sjellë në jetë vogëlushin e saj, dhe pikërisht sot ajo ka treguar  emrin që kishin zgjedhur për të.

Përmes  një fotoje në Instagram Klea ka treguar se pritjes së ëmbël i paska ardhur fundi, e tashmë ajo mund të mbajë më krahë, Kridin, djalin e saj të porsalindur.

Krid, kështu e kanë quajtur Klea dhe Elgiti djalin e tyre, një emër mjaft i veçantë që siç duket është një bashkim emrash.

Në shkrimin krahas fotos Klea ka shkruar për djalin e saj se e dashuron shumë dhe duke i uruar jetën e gjatë, ndërsa më tej teksa falenderon të gjithë mjekët që e kanë ndihmuar, ajo në fund shkruan dhe një dedikim të ëmbël për Elgitin, shokut të jetës së saj.

“TE DASHUROJME KRID!E pac jeten te gjate e te lumtur o Bir. Sot e tutje ne jetojme per ty ?? zot faleminderit Por mbi te gjitha faleminderit ty @elgitdoda dashuria e jetes time, shoku im i jetes, e ardhmja ime, familja ime. Te dua sa sta them me dot me fjale. Faleminderit qe ekziston.”- ka shkruar Klea.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elgit doda klea huta elgit doda klea huta

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Qershor 2020, 09:36

TIRANË- Botohet sot një pjesë nga ditari personal i Nexhip Pajaj, i cili ka qenë shoqërues dhe truproje i Hysni Kapos, një nga njerëzit më të rëndësishëm t...