Bota

Nuk ka më dhunë/ Vazhdojnë protestat paqësore në SHBA për vdekjen e George Floyd

3 Qershor 2020, 08:07 Nga DOSJA
Nuk ka më dhunë/ Vazhdojnë protestat paqësore në SHBA

SHBA– Për të tetën ditë rradhazi në SHBA dhjetëra mijëra njerëz kanë demonstruar për vdekjen e 46-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd nga polici amerikan. Si shkak i këtyre protestave të dhunshme që kanë lënë të plagosur dhe viktima.  Por ndryshe nga ditët e tjera dje është parë që qytetarët kanë protestuar paqësisht.

Një nga protestat më të mëdha ku gjendeshin edhe të afërmit e Floyd, u zhvillua në qytetin e tij të lindjes, Houston, Teksas. Shumë prej tyre kundërshtuan kalimin në disa qytete të tjera, ndërkohë që në mbarë vendin u panë sulme të rënda si djegia e stacionit të policisë, shkatërrimi i qendrave tregtare dhe bizneseve e deri tek vjedhja e bankomatëve.

Për këtë arsye policia ka përdorur gaz lotsjellës në mënyrë që të shpërndante turmat. Është sulmuar gjithashtu edhe Shtëpia e Bardhë ku tentua të digjej, ndërkohë që për situatën që po ndodh në vend, Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër duke thënë se do të përdorë ushtrinë për të vendosur nën kontroll situatën e tensionuar pas vdekjes së Floyd.

Demonstruesit kanë dalë në rrugë, jo vetëm për të shprehur zemërimin e tyre ndaj vrasjes së Floyd,  por për të dënuar brutalitetin e policisë kundër shtetasve amerikanë me ngjyrë.

Ndërkohë nga rezultati i autopsisë së dytë për vdekjen e 46-vjeçarit është mësuar se nuk është vdekje si shkak i zemrës (referuar përgjigjigjes së autopsisë së parë), por tashmë është deklaruar nga zyrtarët e shtetit të SHBA-së se ai  vdiq si shkak i dhunës që ushtroi polici mbi të.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george floyd george floyd

Sondazh

Poll