Bota

“Gianna nuk do e ketë më babanë”, Fjalimet e dhimbshme të familjarëve të Floyd: Të gjejmë drejtësi për xhaxhain t

3 Qershor 2020, 08:24 Nga DOSJA
“Gianna nuk do e ketë më babanë”, Fjalimet e

SHBA–  Pas vdekjes së George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra nga polici amerikan me 25 maj, familjarët e të ndjerit u janë bashkuar 60,000 protestuesve në tubime, në Houston të SHBA. Mes gjithë familjarëve përfshihej motra e George, La Tonya dhe vëllai  Philonese.

Ndërkohë që janë bërë më shumë se një javë protesta për vrasjen e Floyd, nipi i tij ka kërkuar nga qytetarët që të vijojnë me protestat në mënyrë që të gjejnë drejtësi për këtë krim.

“Mos u ndalni derisa të gjejmë drejtësi për xhaxhain tim.”- u shpreh nipi i Floyd para turmës.

Ndërkohë në një fjalim shumë emocionues, Roxie Washington,  nëna e vajzës 6- vjeçare të George Floyd, Gianna, njëkohësisht edhe bashkëshortja e tij u shpreh se George ishte një njeri shumë i mirë dhe se kërkon drejtësi për të.

“Unë jam këtu për fëmijën tim dhe jam këtu për George sepse dua drejtësi për të. Në fund të ditës, të gjithë kthehen në familjet e tyre. Gianna nuk e ka më babain e saj. Kurrë nuk do ta shoh  duke u rritur, kur të shkojë në mbrëmjen e maturës. Nuk do të jetë kurrë pranë saj për ta dërguar në altar. Nëse do të ketë një problem, nuk do ta ketë babin për ta ndihmuar e këshilluar”– u shpreh ajo e mbytur në lot.

Prej 8  ditësh në mbarë SHBA vijojnë protestat e dhunshme për vrajsen e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra barbarisht nga polici amerikan. Ky i fundit i vendosi gjunjët në fyt për disa minuta deri sa ja mori jetën. Ndërkohë në bazë të autopsisë së dytë,  rezulton se Floyd ka vdekur si shkak i dhunës së ushtruar nga polici, dhe jo nga problemet e zemrës siç u tha në fillim. Për shkak të protestave kaq të dhunshme që  kanë lënë edhe viktima e shkatërruar shumë biznese nëpër qytete, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se  do të nxjerr ushtrinë për të vendosur nën kontroll situatën e tensionuar që është krijuar. Ditën e djeshme është mësuar se funerali i George Floyd do të bëhet më 9 qershor në Houston.

Burimi:  BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota houston roxie washington vrasja e george floyd houston roxie washington vrasja e george floyd

Sondazh

Poll