Bota

Sulm me eksploziv në xhaminë ku po falej namazi i mbrëmjes, vdes besimtari dhe imami në Kabul

3 Qershor 2020, 07:22 Nga DOSJA
Sulm me eksploziv në xhaminë ku po falej namazi i mbrëmjes, vdes

KABUL– Një ditë më parë  një shpërthim u rregjistrua këtë të martë në një xhami në Kabul të Afganistanit. Sipas mediave të huaja sulmi në xhami u krye teksa brenda saj po faleshin besimtarët.

Për shkak të këtij sulmi humbën jetën një besimtar dhe imami të njohur, Ayaz Niazi.

“Për fat të keq, eksplozivët e vendosur nga terroristët në xhaminë Wazir Akbar Khan janë aktivizuar.”- u shpreh Tareq Arian, një zëdhënës i njoftoi Ministria e Brendshme Afgane. Por fillimisht ministria tha se ishte një sulm vetvrasës.

Megjithatë askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin tragjik, ndërsa talibanët e dënuan vrasjen e imamit.

Përveç dy viktimave, raportohet janë plagosur të paktën edhe tre persona të tjerë gjatë sulmit. Në lagjen Vazir Akbar Khan në Kabul ndodhen ambasadat e huaja dhe ndërtesat qeveritare. Sulmi vjen një ditë pasi së paku shtatë civilë u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës, në veri të Afganistanit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota afganistan kabil sulm me eksploziv ne xhami afganistan kabil sulm me eksploziv ne xhami

Sondazh

Poll