Bota

“Partitë opozitare s’janë aq të forta sa duhen”, aktivisti Gjinovci që u përplas me Kryeministrin: LVV ka shansit të

3 Qershor 2020, 06:29 Nga DOSJA
“Partitë opozitare s’janë aq të forta sa

KOSOVË- Aktivisti nga Prishtina, Rron Gjinovci, i cili pak javë më parë pati një përplasje të fortë me Kryeministrin Edi Rama ka folur për situatën politike në Kosovë. Në një intervistë në emisionin “A Show”, Gjinovci u shpreh se shumë shpejt qeveria “Hoti” do të marrë votëbesimin nga Kuvendi.

Qeveria aktuale ka aktualisht vetëm 47 vota të deputetëve shqiptarë. 10 të tjera i ka nga vendet e rezervuara, të cilat në fakt janë aty pa demokraci. Ato janë aty të garantuara për minoritetet. Dhe 20 vota të tjera i merr nga grupe që kanë vota jo në formë demokratike, por sepse janë të garantuara”, u shpreh Gjinovci.

Më tej ai foli dhe për qeverisjen e Vetëvendosjes dhe u shpreh se lëvizja e drejtuar nga Kurti ka shanset të jetë “Edi Rama” i Kosovës.

Unë jam i vetmi njeri në Kosovë që del në televizor dhe i thotë mendimet e tij ashtu siç i vijnë. Jam i vetmi që kam mbështetur Vetëvendosjen dhe LDK para zgjedhjeve si opozitë dhe u kam thënë njerëzve votoni këto parti se ne na duhet ndryshimi. Unë jam i majtë me bindje dhe në Kosovë e vetmja parti e majtë është Lëvizja Vetëvendosje. Por e dini çfarë mendoj për Lëvizjen Vetëvendosje? Ka potencialin të bëhet një Edi Rama i Kosovës sepse ne aktivistët nuk jemi aktivë sa duhet, partitë opozitare nuk janë të forta sa duhet“, tha Rron Gjinovci.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni edi rama qeveria e albin kurtit rron gjinovci edi rama qeveria e albin kurtit rron gjinovci

Sondazh

Poll