Bota

Tmerrohen qytetarët! Burri kërcënoi se do të aktivizonte bombën mbi urë, nuk kërkon asgjë në shkëmbim

2 Qershor 2020, 20:09 Nga DOSJA
Tmerrohen qytetarët! Burri kërcënoi se do të aktivizonte

UKRAINË- Një urë në Kiev të Ukrainës është mbyllur për disa orë pasi një burrë ka kërcënuar qyetetarët se do të aktivizonte një bombë që sipas tij e kishte në çantën që kishte në duar.

Ndërkohë policia pas një telefonate për kërcënimin që burri po u bënte njerëzve që ishin aty ka arritur menjëherë tek ura ku më pas kanë izoluar të gjithë rrugët kryesore dhe metrotë e qytetit.

Në videot dhe fotot e publikuara në mediat e huaja, shihet një burrë me maskë duke qëndruar në urë me një çantë në dorë, ndërsa njerëzit janë tmerruar dhe janë shtrirë të gjithë përtokë nga frika.

Ndërkohë zv. ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, Anton Gerashchenko, deklaroi se e kanë arrestuar burrin, megjithatë shtoi se ende nuk kanë mësuar identitetin e tij.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ukraine ukraine

Sondazh

Poll