Bota

74 vjetori i Festës së Republikës/ Kontributi i çmuar në historinë dhe ndërtimin e shtetit Italian

2 Qershor 2020, 09:36 Nga DOSJA
74 vjetori i Festës së Republikës/ Kontributi i çmuar

ITALI– Arbëreshët kanë dhënë kontribut të çmuar në historinë dhe ndërtimin e shtetit Italian. Sot është festa e Republikës Italiane, në kujtim të 2 qershorit 1946, kur populli italian është bërë sovran, përmjet rezistencës dhe luftës për çlirimin nga fashizmi.

Pothuajse një vit nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, italianët vendosën me votë me një pjesëmarrje 89,08 % (duke përfshirë me të drejtë vote për herë të parë edhe gratë), që Italia të merrte një tjetër formë institucionale dhe të bëhej Republikë demokratike.

Në referendum, përveç formës institucionale të shtetit, u zgjodh edhe Asambleja Kushtetuese, e mbledhur për herë të parë, për t’i dhënë një Kushtetutë të re Italisë, në vend të Statutit Albertin që ishte në fuqi që nga vitit 1848.  Në rajonin e Kalabrisë, Republika u votua vetëm në 14 komuna nga 57 gjithsej, dhe ata ishin kryesisht komuna arbëreshe, si Civita, Vaccarizzo Albanese, Frascineto, S. Demetrio Corone, Lungro etj.

Rajoni i Kalabrisë veri-perëndimore u përfaqësua në Asamblenë Kushtetuese nga demokristiani Costantino Mortati (1891-1985), i lindur në Corigliano, më origjinë italo-arbëreshe, i cili ishte një nga juristët më të njohur kostitucionalistë të Italisë së shekullit të shkuar, i cili ka dhënë kontribut të shquar në përpunimin e Kushtetutës së shtetit italian.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora 2 qershori festa e italise 2 qershori festa e italise

Sondazh

Poll