Bota

Nuk besuan versionin e parë/ Del përgjigjia e autopsisë private nga familjarët, mjekët: George Floyd ka ndërruar jetë nga

2 Qershor 2020, 07:59 Nga DOSJA
Nuk besuan versionin e parë/ Del përgjigjia e autopsisë private

SHBA– Rezultati i autopsisë për vdekjen e 46-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd tregonte se ky i fundit nuk ka vdekur si shkak i dhunës që polici ushtroi mbi të, por për  shkak të problemeve me zemrën që ai vuante më herët.

Megjithatë familjarët e Floyd nuk e kanë pranuar rezultatin e kësaj autopsie, duke thënë se nuk është e vërtetë dhe se është vetëm një “iluzion” duke kërkuar një tjetër autopsi.

Ditën e sotme sipas mediave të huaja është raportuar se autopsia e dytë, e kryer në mënyrë private për vdekjen e Floyd ka zbuluar se vdekja e tij ka ardhur si shkak i asfiksisë që u shkaktua nga presioni i qëndrueshëm.

Dy mjekët, Dr. Micheal Badel dhe Allecia Wilson, që kryen autopsinë në mënyrë private të 46-vjeçarit  me ngjyrë, u shprehën se ushtrimi i forcës në qafë dhe shpinë  i ka shkaktuar të ndjerit mungesë të qarkullimit të gjakut në tru. Më tej mjekët shtuan se prangat dhe pozicionimi bën që diafragma të dëmtohej shumë.

Prandaj Baden dhe Wilson deklarojnë në bazë të autopsisë, se Floyd mund të ketë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si shkak i dhunës së policit.

“Rezultatet pohuan se gjithçka është në përputhje me atë që kanë parë njerëzit. Nuk ka asnjë çështje tjetër që mund të shkaktojë vdekjen e kësaj natyre.”- tha Baden.

Burimi: Nytimes 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota allecia wilson george floyd micheal badel vrasja e george floyd allecia wilson george floyd micheal badel vrasja e george floyd

Sondazh

Poll