Bota

Del rezultati i autopsisë private: George Floyd ka vdekur nga asfiksia. Përgjaken protestat në SHBA, 3 viktima  (FOTO+VIDEO)

2 Qershor 2020, 08:24 Nga DOSJA
Del rezultati i autopsisë private: George Floyd ka vdekur nga asfiksia.

SHBA-Krimi që polici amerikan Derek Chauvin kreu më  25 maj në SHBA ka tronditur gjithë botën. Videoja e cila u bë virale në mediat online tregonte momentin e dhimbshëm kur ai i kishte vendosur gjunjët në qafë 46-vjeçarit me  ngjyrë, George Floyd derisa i mori jetën.

Ai tashmë është vendosur nën pranga, ndërkohë që prej një jave në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbahen protesta të shumta për vdjekjen e Floyd.

Në një kohë që mbi Chauvin rëndon akuza e vrasjes, ditën e djeshme në mediat e huaja u raportua edhe rezultati i autopsisë së Floyd që zbuloi se ky i fundit nuk ka vdekur nga dhuna që ushtroi polici, por nga probleme me zemrën që ai kishte pasur prej kohësh.

Megjithatë një rezultat i tillë nuk u pranua nga familjarët e Floyd të cilën kërkuan kryerjen e një autopsie të dytë në mënyrë private. Sot ka dalë rezultati i autopsisë private për Floyd, ku sipas dy mjekëve thuhet se ushtrimi i forcës në qafë dhe shpinë  i ka shkaktuar të ndjerit mungesë të qarkullimit të gjakut në tru. Më tej mjekët shtuan se prangat dhe pozicionimi bën që diafragma të dëmtohej shumë.

Ato thonë se 46-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si shkak i dhunës së policit.

Ndërkohë mes protestave të dhunshme kanë vdekur 3 persona dhe janë plagosur disa të tjerë, përfshirë edhe agjentë të policisë. Prej një jave në shumë qytete të SHBA janë shkatërruar dh e plaçkitur dyqane, qendra tregtare si edhe janë djegur stacione policie. Madje sulme ka pasur edhe ndaj Shtëpisë së Bardhë, vend ku ndodhet edhe Presidenti amerikan, Donald Trump.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll