Art&Argëtim

Pas Instagramit, Oriola probleme me Facebook-un, i hapin një llogari të rreme: Po keqpërdorin emrin tim (FOTOT)

2 Qershor 2020, 12:29 Nga DOSJA
Pas Instagramit, Oriola probleme me Facebook-un, i hapin një llogari

TIRANË– Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi është një prej personazheve që tërheq gjithmonë vëmendjen e mediave e rozë.

Teksa është shumë aktive në rrjetet sociale, ajo ndan herë pas here momente të ndryshme të jetës së saj me ndjekësit në Instagram. Ndërkohë ajo ka edhe një profil zyrtar në Facebook, por nuk është shumë aktive.

Ndërkohë në disa nga postimet e fundit në Instastory, ajo ka treguar se dikush ka hapur një llogari në Facebook në emrin e saj, duke thënë se po e keqpërdorin emrin e saj.

Prandaj përmes këtij postimi ajo u ka kërkuar ndjekësve t’i bëjnë report,  pasi nuk është profili i saj zyrtar.

“Profil fallso që po keqpërdor emrin tim, report ju lutem.”- ka shkruar modelja ndërsa ka publikuar edhe një foto ku tregon se cila është llogaria e saj e saktë.

Kujtojmë se edhe një javë më parë Oriola u përball me një tjetër problem në llogarinë e Instagramit, ku befas për një natë i ishin shtuar shumë follwers, e sipas saj dikush po i hakeronte Instagramin.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz oriola marashi oriola marashi

Sondazh

Poll