Art&Argëtim

Pas historisë së 15-vjeçares në Tiranë, Aulona Musta bën denoncimin: 35-vjeçari ngacmoi seksualisht 4-vjeçaren dhe u dë

2 Qershor 2020, 09:25 Nga DOSJA
Pas historisë së 15-vjeçares në Tiranë, Aulona Musta

TIRANË– Ngjarja e rëndë e abuzimit së 15-vjeçares në Tiranë nga një 65-vjeçar ka tronditur të gjithë opinionin publik. Ndërkohë edhe gazetarja e njihur, Aulona Musta ka treguar se është tronditur nga ngjarja në fjalë.

Teksa ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin e pasdites, “Rudina” në Tv Klan ajo ka shkak për ngjarje të tilla është mungesa e theksuar e komunikimit prind-fëmijë- mësues. Sipas saj komunikimi mes tyre është i domosdoshëm, pavarësisht se për Shqipërinë konsiderohet ende turp që fëmija të flasë me prindërit për tema kaq të rëndisishme.

Teksa Rudina ka thënë se edhe prindërit kanë të njëjtin problem në komunikim, gazetarja është shprehur se fëmijët kanë frikë të flasin për probleme kaq të rënda.

“Nuk e kanë këtë marrëdhënie. Nuk e kanë këtë marrëdhënie me prindërit që vajza 14-15 vjeçare të shkojë e t’i thotë këtë gjë nënës, ose babait. Kjo është kryesore, sepse e shikoj që reagimi pse? Sepse nuk kanë folur kurrë, kurrë në asnjë moment për këto gjëra. Sepse konsiderohet e turpshme, sepse në vitin 2020 dhe nuk bëhet edukatë seksuale, është minimumi që mund të bësh, të mësosh gjërat bazike në shkollë. Si mund të pretendosh të flasësh me prindin pastaj për këtë gjë. Dhe duke qenë se këtu nuk funksionon asnjë institucion, fëmijët kanë gjithashtu frikë se thonë po t’i them mamit ose babit do të shkojnë ta kapin dhe do bëhet tragjedi dhe do futen familjet në sherr dhe e mbajnë të gjithë këtë barrë brenda. Nuk funksionojnë as psikologët, nuk funksionojnë organizatat e ndryshme, që janë të gjitha pallavra, çdo njeri që del edhe flet nuk bëhet asgjë, ku janë ata që merren me të drejtat e fëmijëve? Dhe që dinë të dalin nga Rudina në mëngjes tek Fevziu në darkë dhe nuk shkojnë të rrinë aty përpara kryeministrisë, përpara parlamentit dhe të kërkojnë që të forcohet ligji.“- është shprehur Aulona.

Ndërkohë më tej ajo shpjeguar edhe një tjetër histori që ka të bëjë me abuzimin seksual, të një vajze 8-vjeçare.

“Unë kam postuar dje në Instagram një tjetër rast, një zonjë që ka dalë me emër e mbiemër, po ndjek historinë e vajzës së saj 8-vjeçare që është ngacmuar seksualisht nga një 35-vjeçar që kishte qenë në burg për abuzim seksual me një 4-vjeçare. Kishte bërë 4 vite, kishte dalë, ka abuzuar seksualisht me vajzën 8-vjeçare, tani është dënuar me 4 vite. Sërish vetëm me 4 vjet.”– ka thënë ajo.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll