Art&Argëtim

Zbulohet shkaku, ylli i Twilight dhe partnerja e tij vdiqën nga mbidoza e kokainës

2 Qershor 2020, 12:26 Nga DOSJA
Zbulohet shkaku, ylli i Twilight dhe partnerja e tij vdiqën nga mbidoza e

TIRANË– Aktori i “Twilight”, Gregory Tyree Boyce dhe e dashura e tij Natalie Adepoju kanë vdekur nga mbidoza e kokainës.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se sipas raportit mjekësor, dyshja kishin konsumuar doza të mëdha kokaine, dhe fentanyl (qetësues që përdoret si përzierës kokaine).

Kjo gjë bazohet edhe në faktin se më 13 maj, kur dyshja u gjetën të vdekur në dhomë, pranë trupit të tyre u gjet edhe një sasi pluhuri i bardhë.

Analizat dolën në përfundimin se pluhuri ishte kokainë.

Boyce la pas një vajzë 10-vjeçare, ndërsa Adepoju kishte një djalë të vogël.

Aktori Gregory Tyree Boyce ishte më i njohur për rolin e tij si Tyler Croëley në filmin “Twilight” 2008, ku luajti perkrah Kristen Steëart dhe Robert Pattinson.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gregory tyree boyce natalie adepoju twilight gregory tyree boyce natalie adepoju twilight

Sondazh

Poll