Bota

Zëvendëspresidenti afgan i shpëton një atentati, vdes truproja

31 Mars 2019, 14:03 Nga DOSJA
Zëvendëspresidenti afgan i shpëton një atentati, vdes

AFGANISTAN– Zëvendëspresidenti i Afganistanit, Abdul Rashid Dostum, i ka shpëtuar një atenati, nga një sulm i dyshuar i talebanëve, ku ka mbetur i vdekur njëri nga truprojat e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga një zëdhënës i policisë rajonale, i cili tha se autorët kishin sulmuar kolonën e zëvendëspresidentit Dostum më 30 mars, rrugës për në Mazar-e Sharif, një qytet ky në provincës Balkh, në veri të Afganistanit.

Munir Ahmad Farhad, zëdhënës i guvernatorit provincial të Balkh, tha se militantët talibanë e kishin sulmuar kolonën në dy pika, në qarkun Char Bolak dhe në Faiz Abad.

Përmes një deklarate, ushtria tha se katër talebanë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, gjatë këtyre dy sulmeve.

Përmes një postimi në Twitter, zëdhënësi i talebanëve mori përgjegjësinë për sulmin dhe tha se katër truproja të Dustom janë vrarë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abdul rashid dostum atentat ndaj zevendespresidentit afgan abdul rashid dostum atentat ndaj zevendespresidentit afgan

Sondazh

Poll