Bota

‘Strategjia’ e Erdoganit për zgjedhje, ofron perime të lira për ta shmangur humbjen

31 Mars 2019, 11:43 Nga DOSJA
‘Strategjia’ e Erdoganit për zgjedhje, ofron perime të

Turqi: Rexhep Tayyip Erdogan përdor të gjitha format e tij për të fituar zgjedhjet.  Në sheshet kryesore të Turqisë janë ngritur tezga me perime, në të cilat produket shiten më lirë se në tregjet e vendit. 

Tendat, në të cilat shiten perime me çmime më të ulëta sesa ato të tregut, janë bërë të popullarizuara dhe  në to shihen rradhë të gjata njerëzish. 

Kjo strategji erdhi te Erdogani pasi qytetarët atje janë të shqetësuar se çmimet e produkeve bazë janë rritur dhe njerëzit kequshqehen. 

“Ndonëse vetëm gjysma e prodhimeve të reklamuara ndodhen në tendat e sheshit “Taksim”, rreth 3000 njerëz në ditë i vizitojnë ato. Kjo nismë nuk po shërben vetëm për votuesit e Erdoganit. Edhe sirianët dhe afganët po presin në radhë për të blerë perime të freskëta, të cilat për një pjesë të madhe të popullsisë janë bërë luks, shkruan “The Guardian”.

 J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota erdogan ofron perime të lira zgjedhjet ne turqi erdogan ofron perime të lira\ zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll