Bota

Sllovakia zgjedh për të parën herë një presidente femër

31 Mars 2019, 11:28 Nga DOSJA
Sllovakia zgjedh për të parën herë një presidente

Zuzana Čaputova, e cila gjatë fushatës zgjedhore premtoi luftën kundër korrupsionit, fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki. Ajo është presidentja e parë femër në Sllovaki.

Zuzana Čaputová nuk ka pothuajse aspak përvojë politike, por në raudin e dytë e mposhti diplomatin e profilit të lartë, Maros Sefcovic, i cili ishte kandidat i partisë që është aktualisht në pushtet në Sllovaki. Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki janë mbajtur vetëm një vit pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak, i cili hulumtonte lidhjet e politikanëve me krimin e organizuar.

 Gazetari është vrarë me armë zjarri në shkurt të vitit 2018. Presidentja e re thotë se pikërisht kjo vrasje ka qenë një prej motiveve kryesore pse ka vendosur t’i futet garës presidenciale.

Zuzana Čaputová është avokate e njohur në shtëtin sllovak.  Ka udhëhequr edhe procesin e groposjes ilegale të mbeturinave, i cili zgjati 14 vjet. Presidentja e re e Sllovakisë është 45-vjeçare, nënë e dy fëmijëve dhe e divorcuar.

 Ajo është anëtare e partisë “Sllovakia Progresiste”, e cila nuk ka asnjë ulëse në parlament. Në raundin e parë të zgjedhjeve, ajo i kishte fituar 40 për qind të votave, ndërsa kandidati tjetër, i cili është zëvendëspresident i Komisionit Evropian, vetëm 19 për qind.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni presidentja e parë femër sllovaki zuzana čaputova presidentja e parë femër sllovaki zuzana čaputova

Sondazh

Poll