Bota

Liberalizmi i vizave/ Vuçiç: Serbët i gëzohen zbrazjes së Kosovës nga shqiptarët

31 Mars 2019, 11:39 Nga DOSJA
Liberalizmi i vizave/ Vuçiç: Serbët i gëzohen zbrazjes

SERBI-Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka folur për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Vuçiç ka thënë se serbët do t’i gëzohen heqjes së vizave për kosovarët, për shkak se me këtë, Kosova do të zbrazet nga shqiptarët.

I pyetur nga gazetarët në Golubac, gjatë vizitës së Banatit të mesëm, që ta komentojë thirrjen e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe se a do të mund të sillte kjo deri te heqja e taksës, Vuçiçi komentoi se serbët i gëzohen kësaj, por jo për shkak se kjo ndoshta do të mund të rezultonte me heqjen e taksës, por për shkak se “shohin vetëm se sa shqiptarë do ta braktisin Kosovën”.

Lidhur me taksën ndaj importeve serbe në Kosovë, presidenti serb tha se Prishtina e ka për obligim ta heqë atë në bazë të marrëveshjes së CEFTA-s dhe të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, por “në radhë të parë për shkak se qarkullimi i lirë i mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve janë vlerat kyçe të botës përparimtare”, shkruan blic.rs.

Kur ta kuptojnë këtë,  ne jemi të gatshëm për dialog”, ka deklaruar Vuçiçi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic lilberalizmi i vizave per kosoven taksa ndaj mallrave serbe aleksandar vucic lilberalizmi i vizave per kosoven taksa ndaj mallrave serbe

Sondazh

Poll