Aktualitet

Bëri operacion për heqjen e kistit/ Humb jetën në Greqi nga një gabim mjekësor studentja shqiptaro-greke (EMRI)

2 Qershor 2020, 08:07 Nga DOSJA
Bëri operacion për heqjen e kistit/ Humb jetën në Greqi nga

Greqi- Humb jetën në Greqi nga një gabim mjekësor studentja shqiptraro- greke, Aleksandra Bistolaki. Sipas mediave greke, 22-vjeçarja kishte kryer një operacion më 22 maj, ku kishte hequr një kist, që në fakt i shkaktoi një çrregullim hormonal.

 

Pas operacionit që kreu në një klinikë private në Korinth, studentja filloi të ankohej se nuk ndjehej mirë. E ëma, Anila Mertika, emigrante nga Saranda, sëbashku me të atin, vendas, e transferuan në spitalin e madh të Athinës, “Georgios Genimatas”. Pak orë pas ndërhyrjes së dytë Aleksandra Bistolaki bie në koma. Ndërsa ditën e djeshme ajo humbi jetën.  Ende nuk ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore për 22-vjeçaren, por dyshohet se shkak ka qenë një gabim mjekësor.

Ajo njihej nga të gjithë si një studente e shkelqyer dhe në rrjetet sociale nuk janë të pakta reagimet për këtë vdekje. Bashkëmoshatarët, familjarët dhe të njohur kërkojnë hetime për këtë ngjarje.

Burimi: protinewskorinthias.gr

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandra bistolaki. humb jetën studentja shqiptare aleksandra bistolaki. humb jetën studentja shqiptare

Sondazh

Poll