Art&Argëtim

Protestat në SHBA, gjigandi i teknologjisë “Google” shtyn lancimin e sistemit Android 11

1 Qershor 2020, 18:54 Nga DOSJA
Protestat në SHBA, gjigandi i teknologjisë “Google” shtyn

SHBA– Gjiganti teknologjik, Google ka shtyrë datën e lansimit të versionit më të ri të sistemit operativ, Android, që fillimisht ishte planifikuar të prezantohej më 3 qershor. Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të Zhvilluesit të Androidit, duke thënë se tashmë nuk është  koha për të festuar duke shtuar se do të kthehen së shpejti.

“Jemi të ngazëllyer t’ju tregojmë më shumë rreth Android 11, por tani nuk është koha për të festuar. Po e shtyjmë ngjarjen e 3 qershorit dhe lëshimin e betës. Ne do të kthehemi së shpejti me Android 11, së shpejti”- thuhet në njoftim.

Ky njoftim vjen pasi dhjetëra qytete në Shtetet e Bashkuara përballen me protesta të mëdha për shkak të vdekjes së George Floyd nga një officer policie, por megjithatë ende nuk janë bërë  e ditur  arsyeja e shtyrjes së lansimit. Kompania ka dhënë disa detaje për tipin e 11 të sistemit Android, përmes një blogu, teksa ka shënjestruar zhvilluesit e aplikacioneve.

“Për zhvilluesit e aplikacioneve, Android 11 vjen me një ton të mundësive për aplikacionet e juaja, sikurse pajisje shtesë, 5G, kapacitete të reja për mediat e reja dhe kamera dhe shumë më shumë”, është thënë në njoftim.

Burimi:androidauthority

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete google protestat ne shba google protestat ne shba

Sondazh

Poll